Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ishte i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ku u pyet rreth situatës së re të krijuar nga shtimi i rasteve me Covid-19.
I pyetur nëse ekziston mundësia që të mbyllemi sërish në karantinë ai tha se kjo gjë nuk mendohet për momentin.
“Për momentin as që e mendojmë të mbyllemi prapë në karantinë.”, tha Brataj duke sqaruar se në cilin skenar mund të mbyllemi sërish.
“Ne mund të mbyllemi vetëm nëse numri i kapaciteteve në spitale arrin aq shumë saqë i saturon të gjitha resurset tona, si në burime njerëzore pra në mjekë e infermierë, si në shtretër, do ndodhë si në të gjithë botën.”, deklaroi ai.
Aktualisht ne kemi rreth 400 shtretër nga të cilët 55 janë të zënë dhe sipas asaj që deklaroi Brataj, do të mbylleshim sërish nëse numri i të shtruarve do të kalonte 400.
Por, drejtori i Urgjencës tha se nuk mendon se do shkojmë deri aty.
“Tani kemi dhe një gjë pozitive pasi koha e shërimit është më e shkurtër se më parë“, tha Brataj. /Opinion.al
Seanca për Ilir Beqajn për dosjen e sterilizimit është shtyrë për në 15 janar. Ndërkohë Beqaj në fjalën e tij,…
Merkato e janarit mund të sjellë një ndryshim të rëndësishëm për karrierën e sulmuesit Kristian Shpendi, i cili bën mjaft…
Në një takim me bizneset, kryeministri Edi Rama, theksoi se nga viti që vjen do të nisë zbatimi i Paqes…
Ditën e sotme, gjatë një takimi me bizneset për paqen fiskale, kryeministri i vendit Edi Rama, kërcënoi duke thënë se,…
Ish-ministrja e Jashtme dhe Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, aty ku u paraqit mëngjesin…
Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj - Stresi, ka bërë së fundmi disa deklarata…