Italia ka pësuar një rritje në bilancin ditor nga koronavirusi. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 534 viktima, 80 më shumë se dje ku u shënuan 454.
Italia kishte 3 ditë që nuk e kalonte shifrën 500 në bilancin ditor për viktimat nga koronavirusi. Por pavarësisht kësaj rritjeje, duket se vendi fqinj e ka kaluar më të keqen e kësaj pandemie, e cila i ka marrë jetën 24,648 italianëve.
None found
Një rritje e lehtë vëzhgohet edhe në numrin e rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë shënuar 2,729, rreth 500 raste më shumë se dje.
Që nga shpërthimi i koronavirusit, në Itali janë regjistruar 183,957 raste infektimi. Mbi 51 mijë persona në vendin fqinj kanë arritur ta mposhtin COVID-19. Mbi 107 mijë raste janë ende aktive në vend, ndërsa 2,471 persona ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Pavarësisht shifrave ende të larta, Italia është e vendosur të kalojë në fazën e dytë të pandemisë koronavirus. Kryeministri, Giuseppe Conte prezantoi në parlament masat e reja sa i përket frenimit të pandemisë.
“Qeveria ka përgatitur një strategji me pesë pika, sa i përket përgjigjes shëndetësore. E para është respektimi i distancimit social, përdorimi i pajisjeve mbrojtëse individuale deri në gjetjen e një terapie apo vaksine”, tha ai.
Më shumë se 2,5 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga koronavirusi, ndërsa mbi 174 mijë persona kanë humbur jetën.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…