Categories: Uncategorized

Sandër Lleshaj nuk ndalet: Përgjime policore të shqiptarëve, pa lejen e Prokurorisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur sot nga Kakavija, për projektligjin, që lejon policinë të kryeje përgjime pa lejen e Prokurorisë.

Lleshaj tha se Policia ka detyrë ekskluzive për parandalimin e krimit, prandaj, tha ai, do të ketë në dorë këtë lloj instrumenti.

Të lidhura

None found

“Policia e Shtetit është vetë organ ligjzbatues dhe ka detyrën dhe përgjegjësinë për të ushtruar parandalimin e krimit. Dhe leja do të jepet nga autoritetet përkatëse, drejtuesit të policisë”, – tha z.Lleshaj, duke shtuar:

“Thashë edhe njëherë, Policia është një organ ligjzbatues i këtij shteti, e cila ka detyrë ekskluzive parandalimin e krimit. Dhe në funksion të këtij parandalimi, Policia do të ketë edhe këto instrumente në dorë”.

Lidhur me shqetësimin publik se projektligji i ri kërcënon të drejtat e njeriut, pasi krijon hapësirat që policia të kthehet në një instrument nga pushteti, Lleshaj tha se alarmi është dhënë nga ata që nuk janë njohur me draftin.

“Ne s’kemi nisur ndonjë plan për survejimin e të gjithë shtetasve shqiptarë në Parlament. Nuk ka një plan të tillë, të survejojmë shtetasit shqiptarë.

Janë dhënë alarme nga ata që ende nuk janë njohur me iniciativën e qeverisë, e cila synon vetëm t’i krijojë policisë mundësitë për të ushtruar funksionet e saj në drejtim të parandalimit të krimit”, tha Lleshaj.

të fundit

Çitaku për grupin e apelit në Hagë: Prioritet puna konkrete, diskutimet konfidenciale

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se anëtarët e grupit punues për strategjinë shtetërore lidhur…

3 minutes ago

Në mbështetje të protestës studentore për dorëheqjen e Edi Ramës, demokratët marshojnë drejt kryeministrisë

Demokratët kanë nisur marshimin nga selia e Partisë Demokratike në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës së paralajmëruar kundër…

9 minutes ago

Zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së: Në Shqipëri studentët po gjobiten e dhunohen se ushtrojnë të drejtën e protestës dhe kërkojnë fundin e korrupsionit

Zv.presidentja e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe deputetja e Parlamentit austriak, Dr. Gudrun Kugler, ka reaguar për protestat studentore në…

14 minutes ago

Nafta e importuar me përjashtim taksash për bazën e NATO-s në Kuçovë, “Salillari” gjobitet me 5.1 milionë euro

Dogana e Durrësit ka gjobitur me 5.1 milionë euro kompaninë “Salillari” për shmangie të taksave të naftës. Vendimi Nr. 626…

16 minutes ago

Lushtaku kërkon draftin e parë të strategjisë për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka kërkuar që sa më shpejt të përgatitet drafti i parë i…

25 minutes ago

Mërgim Lushtaku për zgjedhjet në PDK: Ende pa vendim për kandidimin, flet edhe për Sami Lushtakun

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të hyjë në garën për kryetar…

26 minutes ago