Categories: Uncategorized

Sa shpenzuan shqiptarët gjatë periudhës së karantinës (FOTO LAJM)

Baret e restorantet ishin të mbyllura për gati tre muaj, nga mesi i marsit deri në mesin e muajt maj, duke i detyruar shqiptarët të heqin dorë nga një ritual i përditshëm. Teksa karantina detyroi shumëkënd që të rrinte në shtëpi, edhe shpenzimet për bare e restorante ranë në mënyrë drastike.

kafeSipas të dhënave zyrtare të INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve të aktivitetit “Bar-restorante” ra me 55% në tremujorin e dytë, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s. Nw tremujorin e dytw 2019, ky indeks ishte rritur rreth 4% me bazë vjetore.

Të lidhura

None found

INSTAT raporton se mesatarisht, aktiviteti i bareve e restoranteve qarkullon rreth 375-390 milionë euro në vit, sipas të ardhurave gjithsej raportuar në Anketën Strukturore të Ndërmarrjeve 2018 dhe volumit të rritjes prej rreth 4% në 2019-n. Mesatarisht çdo tremujor, shqiptarët shpenzojnë në kohë normale në bare e restorante rreth 95-97 milionë euro. Ndërsa në tremujorin e dytë 2020, në kulmin e karantinës rezulton të jetë shpenzuar 55% më pak, ose rreth 54 milionë euro më pak për ritualin e përditshëm të kafesë, ose konsumit të pijeve e produkteve ushqimore npër restorante.

Mbyllja e bareve dhe restoranteve ndikoi negativisht dhe në punësim. Sipas të dhënave të INSTAT shkurtimet më të mëdha nga puna janë aplikuar nga sektori i bareve dhe restoranteve ku raportohet rënie e indeksit të punësimit me 31.8%, e pasuar nga hotelet me -20.2% dhe fabrikat me -12.8%. në sektorin e akomodimit ushqimor (ku përfshihen baret e restorantet )ishin të punësuar rreth 50 mijë punonjës. Një rënie me rreth 32% e punësimit ka nxjerrë përkohësisht nga tregu i punës rreth 16 mijë persona.

Kafete e restorantet përbëjnë 16% tëtotalit të ndërmarrjeve në ekonomi.

Konsumi në bare e restorante

Sipas INSTAT, i cili publikon konsumin final -të familjeve sipas grupeve kryesore, në 2018-n, viti i fundit kur janë në dispozicion të dhënat, shpenzimet totale për grupin e bare restorante e hotele ishin 47.8 miliardë lekë, ose rreth 385 milionë euro, duke shënuar një nivel rekord dhe duke u rritur me 11% në raport me vitin e mëparshëm .

Shpenzimet për kafe, restorante e hotele përbëjnë 3.7% të konsumit gjithsej. Shqiptarët shpenzojnë për kafe e restorante e hotele, më shumë sesa për arsimin, apo për pije e duhan, sipas INSTAT.

Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, bazuar në të dhënat e Eurostat mbi numrin e aktiviteteve të shërbimit të pijeve dhe numrit të popullsisë, numri i bareve në Bashkimin Europian në vitin 2017 nuk ishte më i lartë se 115 bare për çdo 100 mijë banorë./Monitor

të fundit

Kusari-Lila dhe kreu i EULEX-it bisedojnë për stabilitetin, ligjin dhe ekonominë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim shefin e Misionit të EULEX-it, Antero Lopes,…

4 seconds ago

Raporti i Progresit vlerëson punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka bërë të ditur se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 vlerëson…

22 seconds ago

Gashi: Kosova përparoi në disa reforma edhe gjatë bllokadës institucionale

Zëvendëskryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Liza Gashi, ka thënë se, pavarësisht bllokadës institucionale, Kosova ka shënuar progres në disa…

41 seconds ago

Goxhaj akuzon opozitën për përçarje të protestuesve: Ende pa organizim konkret për tubimin kombëtar të së shtunës

Aktivisti Dritan Goxhaj ka lëshuar kritika të forta ndaj Partisë Demokratike, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të krijojë përçarje…

3 minutes ago

Shqiptarët ndërtuan Greqinë, por sot u mohohet pensioni”: A do të ndryshojë qeveria rregullat ekzistuese?

Në qendër të debatit mediatik është rikthyer çështja e të drejtave të pensionit për emigrantët që kanë punuar për dekada…

10 minutes ago

Lindrit Kamberi merr ftesën e Franco Fodës për ndeshjet e Kosovës në nëntor

Kapiteni i Zurichut Lindrit Kamberi është zyrtarisht lojtari më i ri i Kosovës, me përzgjedhësin Franco Foda që e ka…

10 minutes ago