Categories: sport

Lindrit Kamberi merr ftesën e Franco Fodës për ndeshjet e Kosovës në nëntor

Lindrit Kamberi, kapiteni i Zurichut, është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për dy ndeshjet që Kosova do të luajë në nëntor. Ftesa zyrtare ka mbërritur te klubi zviceran, bëjnë të ditur për Telegrafin burime të afërta.

27-vjeçari luan si qendërmbrojtës dhe si mbrojtës i krahut të djathtë. Këtë edicion ai është shquar si një nga lojtarët më të dalluar të Zurichut.

Të lidhura

None found

Foda e njeh Kamberin që nga koha kur e kishte lojtar te Zurichu. Javën e kaluar, përzgjedhësi i bëri të ditur se e përfshinte në planet e tij.

Pas Bledian Krasniqit, Kamberi bëhet lojtari i dytë i Zurichut që kalon nga Zvicra te Kosova. Në mungesë të Albian Hajdarit, i cili është i lënduar, ai do të ketë mundësi të tregojë vlerat e tij.

Zurichu po zhvillon një edicion ndryshe nga viti i kaluar, kur luftoi deri në fund për të qëndruar në elitë. Skuadra zvicerane renditet e katërta me 17 pikë nga 11 ndeshje, në të cilat ka shënuar pesë fitore, dy barazime dhe katër humbje.

Në çdo paraqitje të këtij edicioni, Kamberi ka marrë notë mbi 7.0. Ai u vlerësua me 8.2 në fitoren 4-2 ndaj Thun, ndërsa SofaScore i dha notën 8.5 në humbjen 2-4 përballë Young Boys.

Ftesa vjen pas disa vitesh pritjeje për Kamberin, i cili e ka shprehur disa herë publikisht gatishmërinë për t’iu përgjigjur pozitivisht Kosovës. Në tetor të vitit 2025, kapiteni i Zurichut i tha Telegrafit se e shihte përfaqësimin e Kosovës si mundësi dhe si një synim që mund të jetë ëndërr për çdo lojtar shqiptar nga Kosova. Ai u shpreh se po e priste ftesën me durim, duke theksuar se futbolli kërkon punë dhe durim.

Kosova do të luajë dy ndeshje zyrtare në nëntor: më 11 nëntor pret Izraelin, ndërsa tre ditë më vonë udhëton në Dublin për t’u përballur me Irlandën.

Në Ligën B, Kosova dhe Irlanda kanë nga pesë pikë. Për të siguruar vendin e dytë, Kosovës i duhen të paktën katër pikë, nëse irlandezët nuk pësojnë dy humbje.

të fundit

Shqiptarët ndërtuan Greqinë, por sot u mohohet pensioni”: A do të ndryshojë qeveria rregullat ekzistuese?

Në qendër të debatit mediatik është rikthyer çështja e të drejtave të pensionit për emigrantët që kanë punuar për dekada…

5 minutes ago

Elbasan, rifillojnë kërkimet pas shpërthimit në pallat: 16 efektivë të angazhuar, të pakta gjasat që 69-vjeçari të jetë gjallë

Rinis pas ndërprerjes së përkohshme operacioni i kërkim-shpëtimit në pallatin e dëmtuar rëndë nga shpërthimi i fuqishëm në lagjen “Beqir…

11 minutes ago

Studentët njoftojnë protestë të shtunën para Ministrisë së Arsimit, tubimet kombëtare do të mbahen dy herë në javë

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në orën 14:00,…

13 minutes ago

Kurti diskuton me HANDIKOS-in për ligjin gjithëpërfshirës dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara

Kryeministri theksoi nevojën për zgjidhje konkrete dhe mbështetje institucionale, duke premtuar angazhim për përmirësimin e mirëqenies së kësaj kategorie. Kryeministri…

29 minutes ago

Two wanted individuals extradited: from Kosovo to Germany and from Italy to Kosovo

Policia e Kosovës, pikërisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së…

32 minutes ago

Mount Mokna and Lake Ujman begin path to protected status

Ministria e Mjedisit ka pranuar zyrtarisht Studimin për vlerat natyrore të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit, i cili do…

32 minutes ago