Categories: Uncategorized

“Rrugorja” nuk ndalet, pezullohen me qindra leje drejtimi (VIDEO)

Gjatë kësaj jave, vetëm për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë denoncuar nga qytetarët 546 raste, për drejtues mjetesh që shkelin semaforin, që nuk u japin përparësi këmbësorëve në semafor apo në vendkalimin e tyre, drejtues mjetesh që nuk durojnë dot në radhë, por parakalojnë në mënyrë të gabuar duke u bërë shkak për trafik të rënduar dhe burim për aksidente rrugore, drejtues mjetesh që pushojnë mjetet mbi trotuare, në vendkalime këmbësoresh apo qëndrojnë në rresht të dytë dhe vende të tjera të rezervuara, duke shkaktuar shqetësime dhe konfuzion në trafik.

Duke vlerësuar shqetësimet dhe bashkëpunimin me qytetarët në funksion të rregullit dhe sigurisë, efektivet e Policisë Rrugore dhe ata të patrullave të përgjithshme në të gjithë vendin, kanë verifikuar dhe proceduar në çdo rast që janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. vetëm përgjatë kësaj jave, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ankesave të tyre, janë verifikuar dhe proceduar administrativisht:

Të lidhura

None found

• 387 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar;

• 14 mjete për shkelje të semaforit;

• 92 mjete për parakalim dhe pozicionim të gabuar në zonën e kryqëzimit;

• 53 mjete për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimin e tyre.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e manifestuar dhe fton sërish cilindo që konstaton apo ndeshet me paligjshmëri, jo vetëm në fushën e qarkullimit rrugor, por për çdo veprim tjetër qe është i dënueshëm, të denoncojë në Komisariatin Dixhital, në numrin 112 e në adresat e tjera zyrtare të Policisë së Shtetit duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm ligjor.

#TëGjithëBashkëPërSigurinë
# DenoncoPaligjshmërinë
# KontribuoEdheTi

të fundit

Momenti i pazakontë që u bë viral në ‘Ferma VIP’/ Vanesa e pranon: Në emocion e putha vëllain në buzë

Në spektaklin e së hënës të “Ferma VIP”, tre konkurrente – Vanesa, Malbora dhe Soni – u surprizuan nga produksioni…

24 minutes ago

“Po ata idiotët shqiptarë atje, çfarë thonë?”, Bardhi: Ferit Hoxha duhet të japë menjëherë dorëheqjen

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj një mesazhi në whatsapp që mendohet se i…

37 minutes ago

EMRAT/ Aksident i rëndë në superstradën Fushë-Krujë – Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mesditën e sotme në superstradën Fushë-Krujë – Milot, në afërsi të Thumanës, ku…

46 minutes ago

Artan Kola nxjerr zbuluar çiftin e Big Brother: Janë bashkë

Artan Kola ka zbuluar si qëndron e vërteta mes Inës dhe Keijsit, pas përfundimit të Big Brother VIP 5. Teksa…

49 minutes ago

Netanyahu akuzon Hezbollahun se po përpiqet të minojë armëpushimin me Libanin

Një ditë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi zgjatjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut me tre javë, kryeministri…

1 hour ago

Aksidenti i rëndë në aksin Lezhë-Milot, kamionçina përplas motorin

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit. Sipas informacioneve paraprake, një kamionçinë është…

1 hour ago