Categories: Uncategorized

Rrugorja bën “kërdinë” në Lezhë, arrestohen 18 persona

Policia Rrugore e Lezhës, ka njoftuar se gjatë fundjavës, janë proceduar penalisht 22 shtetas, konkretisht 14 shtetas janë arrestuar dhe 8 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Janë tërhequr 40 leje drejtimi, janë vendosur 418 gjoba, 183 për tejkalim shpejtësie dhe 235 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, si dhe janë kontrolluar 187 automjete.

Të lidhura

None found

Po gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë Kurbin dhe Lezhë, 18 shtetas.

Janë arrestuar nga Policia shtetasit:

•L. P., H. B., K. G., P. K., G. P., Gj. D., M. M., A. M., P. C., Ç. T., Gj. M., Gj. Z., B. N., E. Gj., banues në Lezhë, Kurbin dhe Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në akset rrugore Lezhë-Milot, Lezhë-Shkodër, qytet Lezhë-qytet Laç, u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetet e tyre, të papajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës, 8 drejtues mjetesh.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Policia Rrugore e DVP Lezhë është e vendosur për të ndëshkuar cilindo shkelës të Kodit Rrugor, i cili duke mos respektuar rregullat e qarkullimit rrugor kthehet në burim aksidenti për veten e tij dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Kontrolle të tilla do të vijojnë në të gjitha akset rrugore, me qëllimin e vetëm, atë të rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë”, thekson njoftimi.

të fundit

Barcelona përgatit ofertën prej 70 milionë eurosh për Rodrin

Barcelona po përgatit një ofertë të përmirësuar prej rreth 70 milionë eurosh për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri Hernandez, me…

11 minutes ago

Renardo Nallbani Arrested in Palasë After Two Years on the Run Over Tirana Incinerator Case

Policia e Vlorës ka arrestuar mbrëmjen e kësaj të shtune Renardo Nallbanin, i shpallur në kërkim prej rreth dy vitesh…

22 minutes ago

Horoskopi 9 Gusht 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë?

Dashi Gjatë gjithë ditës do të jeni të gatshëm për të ndërmarrë disa iniciativa. Yjet ju këshillojnë të mbani veten…

22 minutes ago

73-Year-Old Arrested in Krujë After Fire Lit to Burn Grass Spreads Toward Mountain

Një 73-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Krujës, pasi dyshohet se ndezi zjarr për të djegur bar pranë…

22 minutes ago

Krujë Fire Spreads Further, Barabit–Lluban Residents Evacuated amid Reports of Exploding Munitions

Situata e krijuar nga zjarri në territorin e Bashkisë Krujë ka përshkallëzuar, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e menjëhershëm…

23 minutes ago

Suspect in Korçë murder arrested near his home

Është kapur autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zhuko në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, Kristjan Sterjo është arrestuar…

23 minutes ago