Categories: Uncategorized

Rreziku i radikalizimit në Shqipëri, katër zonat e kuqe dhe strategjia e përballjes

Emirjon Senja
Në raportin mbi Terrorizmin për vitin 2019, Departamenti i Shtetit konstaton tre rreziqe kryesore për Shqipërinë.

Rreziku i parë sipas DASH është rikthimi në vend nga Siria dhe Iraku i luftëtarëve të grupeve terroriste ISIS dhe “Al Nusra” apo organizatat e lidhura me to.

Të lidhura

None found

Rreziku i dytë është radikalizimi i të rinjve në vend nga të rikthyerit apo prej elementëve lokalë, ndërsa rreziku i tretë lidhet me tentativat e Iranit për të goditur përmes sulmeve terroriste anëtarët e MEK të strehuar në Shqipëri.

Në lidhje me rrezikun e parë, deri më tani nuk ka një nismë për rikthimin e luftëtarëve të grupeve terroriste që kanë luftuar në Siri dhe Irak në mënyrë të organizuar duke synuar më pas deradikalizimin e tyre.

Megjithatë, siç pasqyrohet edhe në raportet e agjencive të sigurisë, elementët që janë kthyer vetë gjatë viteve të fundit janë mbajtur dhe mbahen nën vëzhgim.

Sa i përket rrezikut të dytë, atë të radikalizimit të të rinjve për elementëve të huaj apo lokal, autoritetet në bashkëpunim me SHBA-të kanë spikatur katër qytete problematike në këtë drejtim. Zonat ku shfaqet më tepër ky rrezik janë Tirana, Librazhdi, Elbasani dhe Cerriku.

Zonat e kuqe

Të katërta këto qytet janë bërë pjesë e “Rjetit të Qyteve Fortesë” të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, qëllimi të cilës është lufta ndaj radikalizimit dhe shfaqjeve ekstremiste përmes një bashkëpunimi mes autoriteve të qeverisjes qendrore, lokale si edhe komunitetit.

“Rrjeti nxit dhe frymëzon angazhimin e vetë komunitetit për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm përmes edukimit dhe trajnimit të ekspertëve. Ai operon mbi një seri parimesh themelore, për të cilat kanë rënë dakord të gjithë partnerët, siç janë të drejtat e njeriut si edhe liritë civile për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm”, thekson rrjeti në përshkrimin e punës së tij.

Katër qytetet e mësipërme nuk janë zgjedhur rastësisht për të qenë fortesa të luftës kundër ekstremizmit pasi agjencitë e sigurisë kanë konstatuar mjaft raste të shfaqjeve radikale në rrethinat e kryeqytetit si edhe në Cerrik dhe disa fshatra të Librazhdit.

Drejtoria e Anti-terrorit ka të listuar ndër vite mjaft elementë nga këto zona, disa prej të cilëve kanë shkuar me herët edhe për të luftuar në krah të organizatave terroriste si “ISIS” dhe “Al Nusra” në Irak dhe Siri.

Nisma në fjalë ka marrë udhë nga fakti se sëfundmi ka ndryshuar edhe qasja në lidhje me luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm, i cili më pas mund të çojë në vepra terroriste.

Edukim dhe përfshirje

Nëse deri më tani ka qenë edukimi ai që shihej si çelsi i zgjidhjes së problemeve me ekstremizmin e dhunëshëm, shkollës i është bashkangjitur edhe një element tjetër, i cili ka rezultuar mjaft efektiv.

Bëhet fjalë për “përfshirjen”.

Vlerësohet se nëse një i ri apo e re bëhet pjesë e vendimarrjes për një komunitet të caktuar dhe ai ndjehet pjesë e saj, gjasat që të radikalizohet dhe të veprojë kundër këtij komuniteti janë të pakta.

Sociologët vlerësojnë si shkak kryesor të radikalizimit ndjenjen e mospërktatësisë.

Ndërkohë, ku bëhet një vlerësim mbi shanset që një i ri ka që të radikalizohet, tre të parat renditen : 1-Personat që kanë probleme me identitetin; 2-Personat që kanë probleme me përkatësinë me një komunitet apo kulturë të caktuar dhe 3) Personat që kërkojnë vendin e tyre në shoqëri.

Sulmet ndaj MEK
DASH ka renditur si rrezikun e tretë të Shqipërisë për veprimtari terroriste edhe tentativat për sulme ndaj organizatës iraniane MEK që strehohet në vend.

Ky është një lloj tjetër rreziku, ndryshe nga dy të parët, pasi sipas autoriteteve vendase dhe të huaja vjen nga elementë të lidhur me një autoritet shtetëror siç është Irani.

Në janar të këtij viti Shqipëria shpalli non-grata dhe dëboi nga vendi dy diplomatë iranianë me akuzën e spiunazhit dhe komplotit pasi ishin informuar nga agjencitë amerikane të sigurisë për një sulm që po përgatitej ndaj pjestarëve të MEK në Shqipëri.

Më herët, Shqipëria shpalli non grata në Dhjetor 2018 edhe Gholamhossein Mohammadnia, ambasador i Iranit Shqipëri nën dyshimin se ishte

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

1 hour ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

1 hour ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

2 hours ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

2 hours ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

2 hours ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

2 hours ago