Categories: Uncategorized

Rrëfimi rrëqethës i vajzës: Kemi fjetur pa ngrënë, ndonjëherë bukë me vaj (VIDEO)

“Shqiptarët për shqiptarët” i janë rikthyer historisë së familjes Bego në Maliq. Familja me pesë frymë jetonte në një shtëpi të rrënuar, me mure plot lagështirë mes një të ftohti të acartë që ndihet në të katërta anët.

Të ardhurat totale për 5 frymë janë 200 mijë lekë të vjetra në muaj që merren nga dy kempet. Por këto para nuk mjaftojnë. Fëmijët treguan mes lotësh që shumë herë kanë fjetur pa bukë.

Të lidhura

None found

“Vetëm motra dhe babi marrin kemp, dhe në muaj kemi 200 mijë lekë dhe nuk na dalin pasi jemi 3 fëmijë në shkollë. Ushqimet i marrim me listë dhe kur presim muajin tjetër që marrim kempet, i paguajmë borxhet, por jo të gjitha sepse ngelim pa gjë për vete.

Pasi vdiq gjyshi, ka patur momente kur nuk kemi pasur për të ngrënë e ka patur edhe netë që kemi fjetur pa ngrënë bukë. Ndonjëherë e lyenim një fetë bukë me vaj dhe e hanim, ndonjëherë na bënte babi pengjir për ditëlindje e nuk është se e festojmë si gjithë fëmijët e tjerë”,-rrëfyen vajzat.

Shumë herë Amarildo është drejtuar në market për të blerë bukë, por është kthyer duarbosh.

“Shkoj për të marrë bukë dhe nuk më japin pasi duan lekët në dorë, kthehem në shtëpi duke qarë. Shumë herë më ka ndodhur që të fle pa ngrënë bukë. Iki në shkollë pa ngrënë, po c’të bëj…ato kushte kam. Ata blejnë çdo gjë të mirë, kurse unë jo. Ata çdo ditë ndërrojnë rrobat, unë me këto rri. Shokët më thonë më shumë që pse si ndërron rrobat apo s’ke? Dhe mua më vjen shumë keq kur më thonë ashtu, shumë tallin.

Kur mbaron shkolla, në vend që të bëjmë pushime, mbledhim hekura. Kur na shohin, fshihemi se na përbuzin. Marrim 2-3 mijë lekë të vjetra e blejmë bukë. Shtëpia ka shumë lagështirë, është shumë ftohtë këtu. Do doja të kisha një shtëpi të rregullt dhe të ngrohtë”,-thotë vogëlushi.

“Çdo gjë që kemi e kemi falë xhaxhallarëve se vetë nuk kemi patur mundësi. Kur na griseshin çorapet ndonjëherë, ne nuk blenim të reja, por qepnim të vjetrat. Këpucët i blejmë një herë në vit. Këpucët e motrës i marr unë, kurse motra merr këpucët e mamit, se nuk kemi mundësi. Ndihem shumë keq se rrobat unë i mbaj pothuajse një muaj, kurse fëmijët e tjerë i ndërrojnë”,-tregojnë vajzat.

Një operacion i gabuar në fëmijëri i kushtoi dëgjimin 41 vjeçarit nga Maliqi. Tashmë ai nuk mund të punojë dhe t’iu sigurojë bukën fëmijëve të tij.

“Kam bërë operim kur kam qenë fëmijë i vogël dhe më ka humbur dëgjimi, arrij vetëm të lexoj buzët. E kam patur shumë shumë të vështirë. Fëmija thonë: “O babi, o babi”; po ca të bëjë babi i shkretë. Pa punë jam se nuk dëgjoj nga veshët. Marr ndonjë borxh te kushërinjtë, te byrazerët”,-thotë babai.

Amaridlo mes lotësh na thotë se shumë herë ka dëgjuar banorët e tjerë të shajnë të atin për shkak se nuk dëgjon.“Babin e shajnë shumë herë, i kam dëgjuar ti thonë nga të gjitha fjalët. Kur bëhet fjala që më shajnë familjen mërzitem shumë. E dua shumë familjen time!”,-thotë 9 vjeçari.

Në dhjetor të 2019, shtylla e familjes, ai që i ishte gjendur pranë në çdo moment të vështirë ndërroi jetë. Elsa, Sonila dhe Amarildo; 3 fëmijët e familjes Bego kujtojnë mes lotësh momentin e vdekjes së gjyshit të tyre 83 vjeçar. Pavarësisht vdekjes në moshë të re të gruas, ai nuk zgjodhi të martohej, por qëndroi me djalin (babain e 3 fëmijëve) pasi ai kishte humbur dëgjimin. 13 vjeçarja Sonila tregon se gjyshi ka arritur shpesh të marrë edhe borxh për ta.

Në rastet kur 13 vjeçarja Sonila është ndjerë e përbuzur për shkak të promblemit shëndetësor që ka me këmbën; gjyshi gjithmonë përpiqej t’i rikthente buzëqeshjen.

“Gjyshi më del shumë herë në ëndërr, kishim mardhënie shumë të ngushtë me njëri- tjetrin. Gjyshi më përkëdhelte kur më shtynin apo më përbuznin të tjerët. Ai më merrte më çonte në ndonjë park, luanim pak e ktheheshim. Por tani gjyshi ka vdekur dhe që kur ka vdekur, neve na është shkatërruar jeta plotësisht”,-thotë mes lotësh Sonila. /BW

të fundit

Organizata e Veteranëve të UÇK-së zhvillon takim me përfaqësues të Ambasadës amerikane

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka zhvilluar një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara…

4 minutes ago

Qarri paralajmëron përçarje të LDK-së pas rikonfirmimit të Abdixhikut

Të enjten u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, mori…

4 minutes ago

Carlos Espi thyen heshtjen pas transferimit të papritur te Real Madridi

Carlos Espi ka folur pas transferimit të tij te Real Madridi, duke premtuar se do të japë gjithçka për klubin…

5 minutes ago

Koçeku i përgjigjet Braçes për pronësinë e agroturizmit: Tre breza, zero dokumente – nga Ramiz Alia e Shaban Tapia te Erion Llafia, shteti ka munguar në vullnet

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit socialist Erion Braçe, i cili më herët ngriti pikëpyetje…

6 minutes ago

Përfundon bashkëpunimi mes Zekirija Ramadanit dhe Dritës

Zekirija Ramadani nuk do të jetë më në krye të Dritës, me trajnerin shkupjan që ka konfirmuar ndarjen e rrugëve…

23 minutes ago

Hidden Plans Revealed in Messages: 35-Year-Old Woman’s Betrayal of Her Ex-Husband and Sentence Over Acid Killing

Një 35-vjeçare nga Britania e Madhe është dënuar me nëntë vite burg, pasi u shpall fajtore për vrasje për rolin…

26 minutes ago