Gazetari Armand Bajrami është gjobitur nga Policia Bashkiake në Tiranë dhe për këtë ka bërë një postim në rrjetin social Facebook.
Ai ka lënë makinën në një nga parkimet me pagesë të Bashkisë dhe ka paguar detyrimin nëpërmjet telefonit, madje ka marrë edhe një mesazh konfirmimi se pagesa është kryer.
None found
Por kur është rikthyer në makinë, gazetari ka vënë re se është gjobitur për mospagesë parkimi.
Në fletën e gjobës, polici ka shkruar emrin e plotë të gazetarit si i ndëshkuar, por emrin e tij e ka lënë me iniciale, gjë të cilën Bajrami e ka ironizuar duke kujtuar kështu vendimin e Lleshajt për të mos i identifikuar efektivët e policisë gjatë protestave.
Postimi i Plotë
Rrefenjez me Polici Bashkiake
Shkon qytetari dhe le mjetin tek parkimet me pagese te bashkise ne oren 17:26.
Ne 17:29 dergon sms per kryerje pagese dhe ne kohe reale njoftohet qe bileta eshte blere. Buzeqesh pak qytetari ketu, sepse kupton qe ndihmoi ne blerjen e disa fijeve te barit tek parku i ri.
Ne 17:37 (ose 17:57, lexojeni vete se s’eshte qarte) shkon polici bashkiak dhe i le nje gjobe nje xham per mospagese parkimi.
Dmth, qytetari paguan autoritetin perkates dhe i njejti autoritet qe i konfirmon marrjen e pageses e gjobit per mospagese.
Sa bukur!
p.s.
Per kureshtje, pse polici shkruan emrin e plote te te ndeshkuarit dhe me iniciale emrin e tij ne fleten e gjobes, apo eshte ajo porosia ministrore per te mos u identifikuar?!
Një incident i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, ku djali…
Zyra e Kryeministrit ia ka dorëzuar sot Komisionit Hetimor Parlamentar raportet e Ministrisë së Drejtësisë dhe të Ministrisë së Punëve…
E ardhmja e Dayot Upamecanos te Bayern Munich mund të varet nga një detaj i kontratës së tij të re,…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë plenare kërkesën e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), që kundërshton rregulloren…
Partia Socialiste paralajmëron se do të vijojë me propozimet e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nëse Partia Demokratike nuk…
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, Elmi Reçica dhe Ariana Musliu Shoshi e kanë takuar të hënën me…