Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot gjatë ditës pritet që të mbledhë kryesinë e partisë.
Në këtë takim, Kurti do të diskutojë me kryesinë pas takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçin për propozimin e mandatarit, si parti e dalë e para nga zgjedhjet e gjashtë tetorit.
None found
Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi ka pritur dje në takim konsultativ liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kurti tha pas takimit të shkurtër me presidentin e vendit, se kanë diskutuar për propozimin, e ai ka deklaruar se të njejtën çështje do ta diskutojnë në kryesinë e partisë, që pastaj të dërgojnë me shkrim propozimin.
“Në këtë takim disa minutësh, e dëgjova presidentin që shprehu interesimin për formimin sa më të shpejt të Qeverisë. Por, gjithashtu kërkoi që ne ta bëjmë propozimin, mirëpo në bazë të Kushtetutës kjo duhet të bëhet në një kërkesë me shkrim. Do ta diskutoj këtë në Kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe do ta dërgojmë me shkrim propozimin e Vetëvendosjes”, tha Kurti.
Pas takimit, LV dhe presidenti i vendit lëshuan deklarata të kundërta lidhur me afatin që ka partia e dalë e para nga zgjedhjet për të propozuar mandatarin.
Thaçi kërcënoi VV-në me veprime kushtetuese ligjore në rast se nuk dorëzojnë emrin deri të mërkurën, ndërsa nga partia e Albin Kurtit u shprehën se nuk kanë diskutuar për këtë gjë në takimin katër minutësh.
Nga kjo parti, kanë deklaruar se sipas kushtetutës, nuk ka afat ligjor se kur duhet të dorëzohet propozimi te presidenti./GazetaExpress/
Skuadra e Lecce ka shprehur menjëherë interesim për sulmuesin shqiptar, Rey Manaj. Manaj këto ditë u largua zyrtarisht nga Sivasspori,…
Në Kuvendin e Kosovës është duke u shqyrtuar pika për zgjedhjen e dy anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një anëtari nga…
Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar ndaj zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor, por pret që vendet e rajonit të zgjidhin mosmarrëveshjet dypalëshe,…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski pret që Komisioni Evropian ta njohë përparimin e vendit në zbatimin e Agjendës…
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i është përgjigjur Xhavit Halitit, pasi ky i fundit deklaroi në një emision televiziv se…
Kryetari i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se deri më tani nuk…