Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nesër do të jepet vendimi nëse do të hapen apo jo shkollat këtë vit.
Kryeministri tha se është gjetur një zgjidhje që të ruhet shëndeti i nxënësve dhe studentëve, por nga ana tjetër të mos humbet as viti shkollor.
“Kemi parë shumë vende që kanë vendosur të mos i hapin, Italia e fundit. Sot kemi pasur një diskutim me ministren, besoj nesër do kemi një vendim përfundimtar.
Ideja është të mbrojmë vitin shkollor, Maturën Shtetërore dhe nxënësit të mos humbin vitin shkollor. Si do të bëhet kjo pa hapur shkollën? Nesër do detajohet.
Kujtoj që në zonën më të populluar të Shqipërisë Tiranë-Durrës ne në nëntor morëm goditje edhe nga tërmeti gjë që ka bërë të rritet shumë numri i nxënësve në shkollat e padëmtuara, ku hapja e procesit mësimor është faktikisht e pamundur, nga ana tjetër ne nuk duam të humbim vitin shkollor.
Ne kemi hartuar një proces disi tjetër nga vendet e tjera. Besoj që do bëjmë dicka në këtë drejtim. Kemi skenar pozitiv qoftë për të mbrojtur shëndetin, qoftë për të mbrojtur nxënësit dhe qoftë për të mbrojtur vitin”,- tha Rama.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…