“Ata që punojnë në një kompani në të zezë dhe sot janë në hall, ta denoncojnë se ku kanë punuar dhe kush është personi që të ka paguar në të zezë…”
Kryeministri Rama i ka bërë thirrje personave që punojnë në të zezë, që të denoncojnë punëdhënësin, që të marrin paratë.
None found
Rama u shpreh se qeveria nuk mund të thotë se do t’i paguaj të gjithë ata që punojnë në të zezë, pasi mund të abuzohej, ndërsa shton se e vetmja zgjidhje është denoncimi i kompanisë, apo i personit që i ka paguar në të zezë.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Për punën në të zezë është shumë problem dhe ata vërtetë janë në hall, por ju lutem shumë atyre të vërtetëve, jo atyre që i qajnë hallet atyre dhe nuk kanë bërë asnjë punë për vete, si mund ta zgjidhi shteti këtë çështje.
Si ta zgjidhi shtetin hallin e shumëkujt që ka punuar në të zezë, sepse nëse d o të thoshim që do të paguajmë të gjithë ata që punojnë në të zezë do të vinin ehe ata që vetëm komentojnë në facebook.
Ata që punojnë në një kompani në të zezë dhe sot janë në hall, ta denoncojnë se ku kanë punuar dhe kush është personi që të ka paguar në të zezë dhe t’i themi atij personi ti do ta paguash atë dhe në masat e reja, ato të pikatores së lehtësimit dhe shtrënguese, po përcaktojmë dh enjë masë për ata që luajnë me gjakun dhe djersën e njerëzve, që mund të shkojë deri në heqje lirie, por duhet të denoncohen.
Ata që po vuajnë për bukë, nuk janë në gjendje të denoncojnë atë që nuk po të paguan sot?
Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar kërkesën e administratës së Donald Trump për të bllokuar përkohësisht numërimin…
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist njoftoi se do të vazhdojnë protestat, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda…
Eksperti i politikës serbe, Daniel Bochsler, ka deklaruar se çështja e Kosovës vazhdon të jetë temë tabu në politikën e…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha sot se boshti mes Viktor Orbanit, Aleksandar Vuçiqit dhe Hristijan Mickoskit nuk është aspak…
Policia e Skocisë ka nisur një hetim lidhur me vizitat e Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell, në…
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist njoftoi se do të vazhdojnë protestat, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda…