Categories: Uncategorized

Rama nuk heq dorë nga propozimi për punëtorët në të zezë: Denonconi pronarët

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” në lidhje me qytetarët që kanë punuar në të zezë.

Ai ka theksuar se qytetarët e kësaj kategorie duhet të denoncojnë pundhënësin që të përfitojnë, ndërsa shtoi se ata nuk do të largohen nga puna se bëjnë denoncimin, pasi do të mbrohen nga shteti.

Të lidhura

None found

Kryeministri tha se gjatë muajit maj do të ketë lehtësime për bizneset si dhe për qarkullimin e automjeteve. Përsa i përket hapjes së kufijve, Rama tha se do të vijoj procedurat në bazë të masave të shteteve të tjera.

Punonjësit në të zezë?

E di që nuk janë pak, por di që asnjë vend nuk i merr përsipër. Nëse e hap këtë, të mbështesësh këtë kategori nuk ka mekanizës se kush është ai që po thotë të vërtetën dhe kush po gënjën. Nëse unë jam dikush që jam paguar në të zezëm unë i drejtohem Drejtorisë së Tatimeve dhe deklaroj se ku jam paguar. Ne vihemi në lëvizje dhe nuk ushtrojmë tyë gjithë forcën e ligjit për arsye të situatës dhe të regjistroj punëtorin. Nëse ty të vjedh dikush e ti nuk flet. Pra këta njerëz thjesht dhe vetëm të denoncojnë dhe nuk është e vërtet që nëse do e denoncojnë do i heqin nga puna, pasi do të jenë në mbrojtje nga shteti.

Lëvizja e makinave?

Sektori i ndërtimit punon pa pushim, pa orar, po kështu sektori bankar. Për të gjitha bizneset është bërë e qartë që të punojnë dhe me turne. Kjo nuk është një kohë ku gjërat bëhen më të lehta, është një kohë që i bën gjërat më të vështira. Më e rëndësishmja është se gjërat do të shkojnë drejt përmirësimit. Një makinë që ka shqetësim bën lajm, shqetësime ka pasur ka dhe do të ketë sepse asgjë nuk është perfekte. Nuk i pengon njeri ata që janë me autorizim.

Hapja e kufijve?

Për hapjen e kufijve do të shikojmë se çfarë do të bëjnë dhe të tjerët. Unë besoj që do të jetë një periudhe tranzicioni ku do të ketë lehtësime, dhe për pensionistët që të dalin, do të lehtësojmë lëvizjen e automjeteve dhe në 10-15 ditet e ardhshme do të lehtësojmë lëvizjen e mjeteve në mas të gjerë.

të fundit

Del në dritë njoftimi i brendshëm i PD-së për protestën e studentëve më 28 nëntor: Kontaktoni me drejtuesit e degëve për organizimin

Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh në grupet e komunikimit me demokratët, ku u bën thirrje anëtarëve të saj të…

2 minutes ago

Shqipëria në alarm, 11 qarqe në rrezik për përmbytje: Ja kur rinisin shtrëngatat orët në vijim

Këtë të enjte, Shqipëria po përballet me një situatë të rrezikshme meteorologjike. Reshje të dendura dhe me intensitet të lartë…

11 minutes ago

Integrimi europian/ Marta Kos në Tiranë: Përcaktuese, mënyra se si autoritetet reagojnë ndaj hetimeve për personat me pozita të larta në pushtet!

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, gjatë vizitës në Tiranë dhe fjalës së mbajtur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian,…

19 minutes ago

Ina Zhupa bën për “ujë të ftohtë” Taulant Ballën: Kur flet dhe ti për dhunën, më kujtohet kur hipje mbi kokat e policëve

Këtë të enjte, debate të ashpra kanë përfshirë seancën e fundit parlamentare, ku përfaqësues të opozitës kanë lëshuar akuza të…

38 minutes ago

Trabzonspori merr vendimin për Ernest Muçin, ylli i Kombëtares largohet nga skuadra

Trabzonspori përballet sot me CSKA Sofia-n. Ernest Muçi, nuk ka udhëtuar në Bullgari për sfidën e Ligës së Konferencës, pasi…

54 minutes ago

Dhuna ndaj protestuesve/ Ministri Ervin Demo: Policia ka zbatuar ligjin

Këtë të enjte, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka mbrojtur reagimin e Policisë së…

1 hour ago