“Jam i gatshëm që nesër të mblidhet këshilli politik dhe do të vazhdojmë të diskutojmë. Marrëveshja e nënshkruar sot, janë dokumente që nga qënia në letër kthehen në detyrime kushtetuese…”
Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për mediat pas firmosjes së marrëveshjes për të votuar me datën 23 korrik, marrëveshjen e 5 qershorit, dhe me datën 30 korrik, ndryshimet kushtetuese i bëri apel opozitës të mos humbasin kohë dhe të mblidhet sërish Këshilli Politik.
None found
Rama i bëri thirrje opozitës që të mos bëjë gabimet e të shkuarës, por të ulet në tryezë dhe të vazhdojnë punën së bashku dhe të vazhdojnë të diskutojnë.
“Është parlamenti që ka të drejtën të vendosë për gjithçka që është përtej kornizës së 5 qershorit. Uroj që nesër pa humbur kohë të mblidhet këshillit politik.
Jam i gatshëm që nesër të mblidhet këshilli politik dhe do të vazhdojmë të diskutojmë. Marrëveshja e nënshkruar sot, janë dokumente që nga qënia në letër kthehen në detyrime kushtetuese.
Ka një arsye shumë të rëndësishme, nuk do të humbasim kohë, pasi ka një angazhim të rëndësishëm që është futja e teknologjisë, jo për shkakun tonë, por nga PD dhe nuk duhet të humbim kohë. Duam që të mbyllet gjithçka në fillim të sezonit tjetër. Është një argument që vazhdon, por nuk qendron. Nisma është modifikuar në proces. Nisma e deputetëve që kërkon listat të hapura dhe ndalim e koalicioneve është modifikuar në proces. Nuk do të thotë se do të ndalohen koalicionet.
Apel Bashës dhe aleatëve të tij të mos bëjnë gabimet e të shkuarës duke refuzuar tryezat dhe të vazhdojmë punën së bashku. Nuk jemi të detyruar të biem dakord mbi të gjitha. Por ama kemi shumë mundësi të biem dakord për shumëçka.”- tha Rama.
Një situatë e pazakontë raportohet të ketë ndodhur brenda ekipit kombëtar të Turqisë, menjëherë pas emërimit të Sergen Yalçınit në…
Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…
Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…
Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…
Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…