Categories: Uncategorized

Rama sqaron shqiptarët: Si do të paguhen bizneset e vogla, të papunët e ndihma ekonomike

Ditën e sotme kryeministri Rama ka shpjeguar se si do të jetë pagesa për bizneset e vogla që kanë ulur qepenat për shkak të masave kufizuese, personat me ndihmë ekonomike dhe të papunët që marrin pagesë papunësie.

Sipas kryeministrit “731 milionë lekë të reja” është shuma e deklaruar në regjistrin e pagave nga biznesi i vogël.

Të lidhura

None found

Por kjo është vetëm për kryefamiljarin, që shpesh theksoi Rama, bëhet në kufijtë e pagës minimale dhe bashkëshortja deklarohet e papunë.

Për këtë arsye qeveria ka vendosur të japë pagën e luftës dhe për burrin edhe për gruan, në familjet që kanë biznes të vogël e nuk po punojnë në këtë periudhë.

BIZNESET E VOGLA

“Dëgjoni me vëmendje në regjistrimin e deklarimeve mujore shpesh paga e vetme e deklaruar nga një biznes është e kryefamiljarit që deklarohet në kufijtë e pagës minimale.

Rruga më e shkurtër do ishte të thoshim okej, po i japim pagën minimale të deklaruar nga ai vet e jemi në rregull me aritmetikën e regjistrin, pra 710 mln pagat e deklaruar nga biznesi i vogël, aq po shpërndajme edhe ne.

Por ka një shprehje populli kur thotë i takon me ligj e zakon.

E dimë se ka shumë familje të vetëpunësuara ku shembulli tipik i kryefamiljarit deklaron bashkëshorten pa pagë, shkruan Panorama.

Do shkojmë përtej këtij numri që të gjitha qelizave familjare të këtij vendi që nuk po funksionojnë normalisht të mos u mungojë ajo që kanë në kohë paqe, por ajo që ne mund të bëjmë për ta në këtë kohë lufte, ne do ja japim edhe gruas së atij kryefamiljarit pagën e luftës, në këtë mënyrë cdo i regjistruar me pagë, pa pagë si i vetëpunësuar në biznes të vogël, do marrë pagë lufte e shuma 710 mln e pagave nga ata që e kanë mbyllur biznesin do bëhet 57 miliardë lekë të reja, dyfish i shumës së deklaruar si pagesa në kohë paqe.

Këta janë plot 60 440 persona që s’do i lëmë vetëm“.

KATEGORIA ME NDIHME EKONOMIKE

Rama: “Po kështu shuma që shteti në kohë paqe paguan për familjet në kategorinë e ndihmës ekonomike është 340 milionë lekë të reja në muaj.

Po të paguajmë po kaq, e dimë që në ato familje në nevojë, në paqe dikush del e punon në të zezë tek tuk për një shishe qumësht më shumë.

Ndaj që të jemi në rregull do shpërndajmë për familjet në ndihmë ekonomike, dyfishin e shumës që shpërndajmë në kohë paqe, pra ndihma ekonomike gjatë luftës për 70 mijë familje që janë në regjistër e ndihmës shtetërore do dyfishohet”.

TE PAPUNET ME PAGE PAPUNESIE

Rama: “Kemi në regjistrin e ndihmës shtetërore edhe të papunët që marrin pagesë papunësie.

Dyfish do e bëjme edhe pagesën e papunësisë se nuk është koha për të parë si llogaritar strikt ligjin por për të zbatuar edhe zakonin si shqiptar”

të fundit

Studentët paralajmërojnë referendum pas takimit me Mickoskin dhe Janevskën, pa marrë përgjigje për subvencionin ushqimor

Pas takimit me kryeministrin Mickoski dhe ministren e Arsimit dhe Shkencës Janevska, përfaqësuesit e kuvendeve studentore thonë se nuk kanë…

5 seconds ago

Trafiku në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit rritet me 28%, mbi 3.6 milionë pasagjerë

Rritja e numrit të pasagjerëve në dy aeroportet të Maqedonisë së Veriut vazhdon me fillimin e orarit dimëror të fluturimeve.…

31 seconds ago

Bytyqi: Serbia mund të largohet nga nacionalizmi dhe të përballet me presion për njohjen e Kosovës

Fitorja e Listës së Studentëve në zgjedhjet e 25 tetorit 2025 në Serbi mund të shënojë një kthesë të rëndësishme…

7 minutes ago

Austrian media on protests in Tirana: Citizens demand Rama’s resignation and accuse the government of corruption

Media austriake “Die Presse” i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë, duke u ndalur te përshkallëzimi…

9 minutes ago

Tre sulmuesit e rinj anglezë që shihen si pasardhës të mundshëm të Harry Kane

Harry Kane është një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij, ndërsa gjetja e një futbollisti që mund…

10 minutes ago

The three Alexander brothers sentenced to 30 years in prison each for raping women

Tre vëllezërit Alexander, dy prej të cilëve manjatë të pasurive të paluajtshme, janë dënuar me nga 30 vite burg secili…

10 minutes ago