Aeroportet e Shkupit dhe Ohrit kanë shërbyer 3.651.073 pasagjerë nga 1 janari deri më 25 tetor 2026. Kjo shifër përbën një rritje prej 28% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dy aeroportet operohen nga “TAV Macedonia”.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer 24.232 fluturime, 10% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.
None found
Edhe të dhënat për tetorin tregojnë ecuri pozitive: nga 1 deri më 25 tetor 2026, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti “Shën Apostulli Pali i Ohrit” pritën gjithsej 321.953 pasagjerë, ose 24% më shumë se në të njëjtat data të vitit të kaluar. Numri i fluturimeve arriti në 2.085, me rritje prej 9% krahasuar me periudhën 1–25 tetor 2025.
Drejtori i Përgjithshëm i TAV Macedonia, Nexhat Kurt, tha se shtimi i vazhdueshëm i pasagjerëve dhe përmirësimi i lidhjeve ajrore dëshmojnë potencialin e tregut maqedonas. Ai bëri të ditur se kompania vijon punën për zgjerimin e destinacioneve dhe tërheqjen e kompanive të reja ajrore.
Partia Demokratike ka braktisur sallën e Kuvend, teksa kryeministri Edi Rama shkoi në Foltore për fjalën e tij. Deputetët demokratë…
Abissnet SuperioreKomisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e plotë të kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e…
Milani thuhet se është gati të hyjë në bisedime me Club Brugge për Nicolo Tresoldin, duke e ditur se skuadra…
Juan Mata ka zyrtarizuar pensionimin nga futbolli në moshën 38-vjeçare, duke i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme që zgjati…
Me shumicë votash, Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt ka vendosur që dëgjimi i menaxheres së rastit në Qendrën…
Ka nis testimi me shkrim i kandidatëve për emërim në pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Testimi po…