Categories: Uncategorized

Rama shuan shpresat e shqiptarëve: Virusi do qëndrojë, nuk do të ketë normalitet!

“Do të kemi virusin mes nesh dhe nuk do të kemi normalitet, por do të hyjmë në një fazë, ku do të kemi një lloj normaliteti të ri me një numër të caktuar kufizimesh…”

Kryeministri Edi Rama tha në një lidhje me “Skype” në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se njerëzit duhet të mësohen me një realitet të ri, pasi situata pas koronavirusit nuk do të jetë si para këtij virusi.

Të lidhura

None found

“Ne duhet të na bëhet e zakonshme të sillemi në mënyrë të jashtëzakonshme, të mësohemi me një sërë ritualesh të reja, sepse në të kundërt do të duhet të përballemi me pasoja të tmerrshme. Do të jetë një realitet i ri, i ndryshëm nga ai që kishim.

Nëse do të ketë sërish numër të lartë infektimesh, do duhet të kthehemi mpbrapsht. Gjithçka në këtë situatë është relative dhe përtej asaj që duket ka mundësira të ndryshme për të parë.

Gjërat mund të marrin rrjedha të ndryshme, në varësi se si do të sillen njerëzit.

Do të kemi virusin mes nesh dhe nuk do të kemi normalitet, por do të hyjmë në një fazë, ku do të kemi një lloj normaliteti të ri me një numër të caktuar kufizimesh”, u shpreh kryeministri.

Specialistët thonë se virusi nuk do të largohet, do të jetë vërdallë. Infektimet e reja janë frika juaj, po ku e bazoni këtë frikë?

Nuk di që të ketë dalë blof ndokush nga shkencëtarët, sepse gjërat kanë shkuar ashtu si janë parashikuar prej tyre.

Vendet që kanë marrë masa shpejt e kanë kaluar më lehtë fazën e përballjes së parë, dhe ata që nuk morën masa, po heqin më keq.

Sa pa dalë vaksina, ky armik i padukshëm do të jetë mes nesh. Ne nuk mund të rrimë pafundësisht mbyllur, por do të hapemi me kujdes dhe mbi të gjitha të mësojmë të sillemi me kujdes.

të fundit

Zbardhen detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur plot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi!

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…

9 minutes ago

Transportonin kundrejt pagesës 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër

Dy 20-vjeçarë janë arrestuar nga Policia në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës katër emigrantë që kishin hyrë…

13 minutes ago

Albian Ajeti rilind te Lugano: gjashtë gola në dhjetë ndeshje pas një periudhe të vështirë

Albian Ajeti po përjeton një periudhë të shkëlqyer te FC Lugano, ku ka rigjetur formën dhe instinktin e golashënuesit pas…

18 minutes ago

Court definitively dismisses Trump’s $10 billion lawsuit against The Wall Street Journal over Epstein letter

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar padinë prej 10 miliardë dollarësh të presidentit Donald Trump kundër gazetës…

32 minutes ago

Cambridge scientist among 69 victims of tragic railway crash in Spain

Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…

32 minutes ago

Hasani: Albanians should capitalize on changes in Serbia and call for an investigation into address deactivation

Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…

33 minutes ago