Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje ma planin fiananciar të publikuar nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme.
Tabaku thekson se vetëm këtë vit qeveria do paguajë për koncensionet 120 mln euro (14 mld lek) nga buxheti i shtetit dhe përbën 3.3 për qind të totalit të të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2019.
Sipas Tabakut, plani i djeshëm i qeverisë prek 1.3% të GDP së vendit ndërsa ai i PPP-ve në Shqipëri është sa 12% e GDP-së së vitit 2019.
Teksa radhit një sërë tenderash dhe marrëveshjesh të qevrisë me kompani private, Tabaku propozon edhe zgjdhijet që sipas saj mund të ndihmojnë në përballimin e situatës me koronavirusin.
Reagimi i plotë:
Rama thotë që shteti është i varfër për të ndihmuar qytetarët dhe biznesin e vogël në këto ditë të vështira👇
🔵 Vetëm për këtë vit qeveria do paguajë për koncensionet 120 mln euro (14 mld lek) nga buxheti i shtetit dhe përbën 3.3 për qind të totalit të të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2019.
🔵 Koncesionet me pagesën më të madhe vetëm për këtë vit do të jenë : koncesioni i Laboratorëve me vlerë 13.6 mln euro, koncesioni i rrugës së Arbrit 21 mln euro, koncesioni i tre inceneratorëve që do t’i kushtojë buxhetit 18 mln euro.
🔵 Plani i djeshëm i qeverisë prek 1.3% të GDP së vendit ndërsa ai i PPP-ve në Shqipëri është sa 12% e GDP-së së vitit 2019.
🔵 Rama i propozon biznesit të vogël të marrë kredi për të mbuluar shpenzimet. Ndërkohë oligarkët e tij marrin 14 mld lek këtë vit nga buxheti i shtetit.
🔵 Kontratat koncesionare për vitin e vështirë financiar 2020 janë rritur me 16% në raport me një vit më parë.
🔵 Buxheti i shtetit ka parà. Kontratat koncesionare të pezulluara mund të rialokohen fare mirë në nevojat dhe domosdoshmëritë për shpenzimet e shtuara spitalore, njerëzit dhe bizneset e vogla në nevojë urgjente për ndihmë nga shteti.
🔵 Vetëm 2 javët e fundit janë zhvilluar 50 mln euro tendera. Vlerë kjo që mund të shkojë direkt për blerjen e tamponëve për testin.
🔵 Qeveria mund të ndihmojë biznesin e vogël duke e shpëtuar nga taksat duke i anuluar parapegesën e taksave që është e padobishme në kushtet aktuale kur 100% e bizneseve të vogla dhe të mesme janë mbyllur.
🔵 Qeveria nuk ka asnjë plan për 500 mijë punonjësve që punojnë në sektorin privat dhe as për punëdhënsit e tyre.
🔵 Bizneset e vogla do të marrin 400$ kompensim në total nga qeveria, ndërsa oligarkët marrin 330 mijë euro në ditë.
“Unë jam shumë mirë, jam në paqe, jam single”. E ftuar në një studio televizive Kader Kicaj, tregoi se aktualisht…
Federata e Futbollit i ka dërguar një letër falënderimi Policisë së Shtetit me rastin e bashkëpunimit ndërinstitucional gjatë organizimit të…
Victor Osimhen ka refuzuar një ofertë kontrate prej 30 milionë eurosh në sezon nga klubi i Ligës Profesioniste Saudite, Al-Hilal,…
Ylli i Barcelonës është i ‘interesuar’ për një marrëveshje shkëmbimi me Marcus Rashfordin, që mund të zgjidhë njërin nga problemet…
Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e…
Italia tashmë ka dy kandidatë kryesorë për të marrë drejtimin e kombëtares pas konfirmimit të largimit të Luciano Spallettit nga…