sport

Rashford tek Barcelona? Blaugranasit i ofrojnë Man Unitedit një lojtar në këmbim

Ylli i Barcelonës është i ‘interesuar’ për një marrëveshje shkëmbimi me Marcus Rashfordin, që mund të zgjidhë njërin nga problemet më të mëdha të Manchester United.

Rashford është lidhur fuqishëm me një largim nga Manchester United, pasi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar e kaloi në huazim te Aston Villa.

Të lidhura

None found

Disa klube në Angli thuhet se po monitorojnë situatën e 27-vjeçarit, i cili po pret një mundësi për t’u transferuar te Barcelona.

Rashford është i vendosur për të realizuar kalimin te Barça dhe është i gatshëm të bëjë një sakrificë të madhe personale për të kompletuar transferimin.

Megjithatë, Barcelona është stepur nga çmimi prej 40 milionë eurosh i sulmuesit. Por, ekziston mundësia që katalanasit të përfshijnë një lojtar në marrëveshje për të siguruar shërbimet e Rashford.

Sipas një raporti të publikuar nga Football365, Barcelona mund të ofrojë Marc-André ter Stegen si pjesë e një shkëmbimi me Manchester United.

Gjigantët katalanas janë të gatshëm të largojnë Ter Stegen, pasi janë afër nënshkrimit me portierin e Espanyolit, Joan Garcia, si zëvendësues i gjermanit.

Manchester United mund ta shfrytëzojë këtë mundësi për të siguruar një portier të ri, pasi besohet se janë në kërkim të një zëvendësuesi për Andre Onana, i cili u kritikua për paraqitjet e tij sezonin e kaluar.

Sipas raportit, Ter Stegen është i hapur për një “ndryshim ambienti”, pasi ndien se po shtyhet drejt derës së daljes.

Ter Stegen, i cili mbushi 33 vjeç këtë vit, është pjesë e Barcelonës që nga vera e vitit 2014, kur u transferua nga Borussia Monchengladbach.

Ai ka zhvilluar mbi 400 ndeshje në të gjitha garat me klubin, duke fituar gjashtë tituj të La Ligas dhe një Ligë të Kampionëve.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

3 hours ago