Kryeministri Rama prezantoi prioritetet e Shqipërisë nën drejtimin e OSBE-së në Këshillin e Sigurimit.
Në fjalën e tij, Rama u shpreh se marrja e kryesimit të OSBE-së është një hap i madh për Shqipërinë.
Kryeministri theksoi se prioritet mbetet zgjidhja e konfliktit në Ukrainë.
“Si kreu i OSBE është një ngjarje madhore që shënon një hap të Shqipërisë. Veprimtaria jonë do të mbështet 3 shtylla.
Përpjekjet për të zgjidhur konfliktet mbetet sfida jonë më e madhe. Konflikti në Ukrainë është prioritar. Ne do të bëjmë pjesën tonë për të çuar më para përpjekjet për paqe atje.
Ende ka viktima, prandaj ne duhet ta ndalojmë këtë. Duhet vullnet politik dhe unë nuk do të rresht së bëri këtë.
Shqipëria do të injektojë një ritëm të ri në rolin e grave në procesin e paqes. E di këtë nga eksperienca në qeverinë time se sa frytdhënëse është kontributi i grave”, tha kryeministri.
Rama shtoi se një tjetër pikë e rëndësishme në presidencën e OSBE-së mbetet lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm e terrorizmi.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…