Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk do të qëndrojë pas derës së Europës duke qarë që ajo të hapet.
Ai ka folur në një intervistë për francezen AFP dhe ka thënë se Brukseli i zgjidh pyetjet me gjemba gjatë procesit të pranimit dhe se Tirana duhet të përqendrohet në të ardhmen e vetë.
“Ne duhet të bëjmë gjërat që duhet të bëhen pavarësisht nga vendimet në Bruksel. Vendi nuk mund të vazhdojë të jetojë me këtë ankth të pritjes për diçka që nuk është në duart tona. Ne nuk do të qëndrojmë te dera e Europës dhe të qajmë. Ne nuk jemi në këtë rrugë sepse francezët ose gjermanët po na kërkojnë,
por sepse është rruga e vetme e arsyeshme për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të ardhmen e këtij vendi. Europa po vuan, nuk funksionon ashtu siç duhet, është e qartë. Shqipëria bëri më shumë se çdo vend tjetër për hapjen e negociatave”, u shpreh Rama. /albeu.com/
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…