Categories: Uncategorized

Rama për Metën: Po popullin ku e ka ky? Fallxhoren nuk e kam unë

Rama i është përgjigjur sot deklaratave të presidentit Ilir Meta, mbi mundësinë për vetëshpërndarjen e parlamentit.

Meta tha se edhe me tanke të vijë maxhoranca në Presidencë, ai nuk mund të shkarkohet, madje shtoi se bashkë me popullin, për të mbrojtur Kushtetutën, do të shkarkojë ata që po përpiqen të realizojnë një “grusht shteti”.

Të lidhura

None found

Rama ironikisht tha se “çdo gjë pret nga Meta”, deri edhe te “mbyllja e të gjitha kufijve”.

Lidhur me pretendimin e Presidentit se ka me vete popullin, për të shpërndarë Kuvendin, kryeministri Rama, u shpreh: Po popullin ku e ka ky, në WhatsApp?

Siç dihet maxhoranca pas vendimit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, mori nismën për shkarkimin e Presidentit Meta. Nisur nga deklaratat e fundit të Metës, kryeministri Rama, si një përgjgije tha se: Kundërsulm është term sportiv, ushtarak…

Por ironinë e Ramës shkuan edhe më tej.

“Tashi, fallxhoret që ka presidenti unë nuk i kam, dhe nuk hedh fall. Nuk kam asnjë surprizë dhe nga presidenti pres gjithçka, edhe të … mbyllë të gjitha, kufijtë.

Por a është Meta tani presidenti më i mirë, që është zgjedhur, siç pretendonte Rama dikur?

“Më i miri i mundshëm në ato kushte dhe më i miri ishte për opozitën, për Shqipërinë jo”, tha Rama.

të fundit

Bërvenicë, KSHZ: Deri në orën 11:00 votuan 2.245 persona, pjesëmarrja 13%

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…

3 minutes ago

Arlinda Zekaj appeals to judge over protection order as another letter from her is published

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…

9 minutes ago

Hoti accuses the government of legal violations: The draft budget for 2027 was not submitted on time

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

9 minutes ago

Flames engulf hotel in Ponte di Legno, 40 guests evacuated and 16 taken to hospital

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…

9 minutes ago

Shkencëtarja e Kembrixhit mes 69 viktimave të përplasjes tragjike hekurudhore në Spanjë

Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…

9 minutes ago

Made the double-headed eagle with their hands, 4 Albanian students arrested in Montenegro

Ditën e djeshme rreth orës 17:30, katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit në Mal të…

9 minutes ago