Kryeministri Edi Rama tha se vendet e tjera po veprojnë më ngadalë me masat kundër përhapjes së koronavirusit.
Në përgjigje të kritikave se pse kufijtë nuk u mbyllën më parë, kreu i qeverisë solli rastin e Britanisë së Madhe si një vend që nuk ka mbyllur ende shkollat.
None found
“Ata që thonë se kufijtë duhet të ishin mbyllur më përpara e kanë gabim. Shikoni vendet e tjera po veprojnë më ngadalë se sa ne. Amerika e ka shumë më të shfaqur situatën e problematikës dhe i mbylli vetëm dje.
Britania e Madhe as shkollat dhe universitetet nuk ka vendosur t’i mbyllë. Janë strategji të njëjta dhe plane taktike të ndryshme. Të shikojmë rezultatet kush ka më shumë apo më pak të drejtë”, tha Rama.
“Nuk ka arsye të merret masë sot në Berat. Të gjithë duhet të ndjekin këshillat e autoriteteve shëndetësore. Nuk ka arsye për të përshkallëzuar masat sepse nuk përshkallëzohen masat me idenë se virusi do shkojë në Berat sepse virusi nuk është një tank dhe do t’i bllokojmë rrugën.
Virusi do shkojë kudo ku ka për të shkuar. Nuk e pengon virusin të shkojë të gjitha këto që ne flasin dhe ne po bëjmë.
Ngadalësojmë avancimin dhe shpërndarjen e tij në përfitim në dy drejtime të rëndësishme: afrimi i temperaturave më të larta dhe besohet që do të ulë agresivitetin e virusit.
Kjo është luftë. Nuk e kemi armikun përballë të armatosur deri në dhëmbë.
E kemi në ajër dhe synon të hyjë në trup dhe të kapë hallkën më të dobët, nënën e sëmurë dhe të bëjë atë që kurrë nuk duhet ta lejojmë me mendjelehtësinë tonë apo frikën tone”, shtoi ai.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…
Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…
Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…
Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën…
Analisti Andi Bushati ka komentuar thellimin e hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku u sekuestruan mbi…
Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Blutë sqarojnë, se një 39-vjeçar…