Kryeministri Rama ka njoftuar shtyrjen për të dytën herë të afatit të shlyerjes së kredive për bizneset dhe individët që kanë patur probleme të shkaktuara nga koronavirusi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se kanë rënë dakord me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë që të shtyhen deri në 31 gusht pagesat e kësteve të kredive.
None found
Sipas marrëveshjes së bërë me bankat, këto të fundit duhet të pranojnë kërkesat e bizneseve dhe individëve për shtyrjen e kësteve të kredive në rastet kur vërtetojnë me fakte se e kanë të pamundur shlyerjen e tyre për shkak të problemeve prej koronavirusit.
Deri më tani ka patur ankesa prej aplikantëve me argumentin se shpesh kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga bankat duke nxjerrë arsyetime të ndryshme.
Postimi i Ramës:
BASHKËFIRMOSËM ME GUVERNATORIN E BANKËS SË SHQIPËRISË NJË SHTYRJE TË MËTEJSHME TREMUJORE TË KËSTEVE TË KREDIVE DERI NË 31.08.2020👍
GJITHASHTU BANKA E SHQIPËRISË MIRATOI NJË LEHTËSIM PËR BANKAT E NIVELIT TË DYTË, QË TË BËJNË RISTRUKTURIME PROAKTIVE TË KREDIVE DERI NË 31.12.2020 ME SHTRIRJE NJË OSE DISAVJEÇARE, SIPAS SHKALLËS SË VËSHTIRËSIVE TË ÇDO BIZNESI.
Familja e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda…
Organizata QIKA ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me qëllim adresimin e rastit të vrasjes…
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera…
Përfaqësues të shoqërisë civile kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për dhunën e ushtruar nga policia…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar ashpër paketën e masave penale të prezantuar nga qeveria ndaj protestuesve, duke…
Italia përgatitet për një valë të re protestash, të planifikuara për të premten, në kuadër të grevës së përgjithshme të…