Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, organizata QIKA zhvilloi një aksion simbolik lidhur me vrasjen e Arlinda Sylaj Zekajt, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse të japin llogari. Në shkallët e ndërtesës u hodh ngjyrë e kuqe, ndërsa pranë hyrjes u vendos një pankartë me mesazhin “Shteti e vrau Arlindën”.
Aktivistja e QIKA-s, Blenda Asllani, deklaroi se duhet të hetohen dhe të përballen me drejtësinë të gjitha institucionet që, sipas saj, dështuan ta mbronin Zekajn.
None found
Sipas Asllanit, ngjyra e kuqe e hedhur në shkallët e Qeverisë përfaqëson akuzën ndaj shtetit për mosreagimin dhe dështimin në mbrojtjen e jetës së viktimës.
Asllani: Shteti duhet të japë llogari për ngjarjen tragjike në Pejë
“Institucionet që kontribuuan në dështimin për ta mbrojtur Arlindën duhet të hetohen dhe të mbahen përgjegjëse para drejtësisë. Ngjyra e kuqe që e hodhëm sot në shkallët e qeverisë është akuzë. Ajo përfaqëson kujtesën e jetëve të humbura dhe përgjegjësinë që duhet ta mbajë shteti. Shteti e vrau Arlindën, prandaj shteti duhet të japë llogari”, tha Asllani.
Arlinda Zekaj u vra të dielën në mbrëmje, në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen dyshohet kunati i saj, i cili, sipas të dhënave të bëra publike, vazhdon të jetë në arrati.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në shtëpi, ndërsa informacionet e para tregojnë se viktima mund të jetë vrarë me sëpatë.
Më 22 tetor, vetëm tri ditë para se të vritej, Zekaj i kishte dërguar një parashtresë kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë. Në këtë dokument ajo kërkonte marrjen e masave urgjente ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, duke pretenduar se ata nuk i kishin kryer detyrat zyrtare.
Dokumenti, i cili mban vulën e pranimit të datës 22 tetor, dëshmonte se Zekaj kishte paralajmëruar për rrezikun që i kanosej. Ajo kishte shprehur gjithashtu frikën se institucionet do të ndërmerrnin veprime vetëm pasi të humbiste një jetë.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shprehur sot indinjatën e thellë për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke thënë…
Familja e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda…
Organizata QIKA ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me qëllim adresimin e rastit të vrasjes…
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera…
Këtë të hënë, në reagimin e tij në rrjetet sociale, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e cilëson fitoren e lëvizjes…
Prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimin kryesisht për plagosjen e protestuesit Erjon Vishkullit, të shtunën e kaluar në bulevardin pranë…