Categories: Uncategorized

Rama jep lajmin e mirë: 176 mijë familje e individë në vend do të ndihmohen ekonomikisht!

“Goditjet kanë qenë valë valë, por kjo paketë e zgjeruar do të mbështesë plot 176 mijë të tjerë individë dhe familje…”

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se janë janë 176 mijë familje dhe individë që do të përfitojnë nga kjo paketë e zgjeruar ekonomike.

Të lidhura

None found

Ai tha se kjo është një ndihmë për 40- ditëshin e ardhshëm të luftës teksa paralajmëron edhe një paketë të tretë mes 20- 25 majit duke parë ecurinë në luftën kundër COVID_19 sa i përket humbjeve të jetëve si dhe ekonomike.

“Paketa e parë na ndihmoi në zbutjen e dhmbjeve të atyre që u prekën menjëherë.

Ato që u mbyllën me urdhër të qeverisë bizneset, dyqane dhe pensionistët. Ndihma ekonomike u dyfishua. Atyre të biznesit të vogël ju akordua një ndihmë. Pensionistëve ju rrit pensioni. Mbështetja nuk do të mbaronte aty.

Mbasi kemi ndjekur me vëmendje dinamikën në luftën për jetën edhe ekonomisë tani është momenti ta zgjerojmë. Plot të tjerë janë goditur drejtpërdrejt dhe me të drejtë kërkojnë dhe meritojnë ndihmë. Goditjet kanë qenë valë valë, por kjo paketë e zgjeruar do të mbështesë plot 176 mijë të tjerë individë dhe familje.

Të cilët e thashë nuk janë goditur të njëjtën kohë dhe nuk i përkasin të njëjtën kategori. Por do i japim mjetin financiar për t’ja lethësuar 40 ditëshin vendimtar deri në fund të majit.

Pse deri në fund të majit? Sepse mendojmë se duke mbajtur fort zinxhirin e solidaritetit do të ulim kurbën dhe do lëvizim jashtë perimetrit duke mundësuar kthimin në punë në kushte strikte. Ata që do përfitojnë nga kjo paketë.

Ne jemi gati për paketën e tretë mes datave 20- 25 maj duke parë dinamikën dhe do jemi në gjendje t’i gjejmë mundësintë t’i jemi në mbështetje atyre që nuk kanë mundësi të dalin nga perimetri. Pra të rezistojnë pa makthin e zbrazjes së plotë të arkës së familjes.”- tha Rama.

të fundit

Merz: Evropa nuk varet vetëm nga SHBA-ja dhe Kina, tregu ynë ka 450 milionë konsumatorë

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha sot se Evropa nuk varet ekskluzivisht nga SHBA-ja, Kina apo vende të tjera, duke nënvizuar…

4 minutes ago

Heidi Baci tregon si shkon me Drini Zeqon në “Për’puthen

Heidi Baci ka folur për marrëdhënien e saj me opinionistin e “Për’puthen”, Drini Zeqo, duke komentuar edhe thashethemet për një…

5 minutes ago

Kickers”: Albian Hajdari pritet të mungojë deri në janar

Mbrojtësi Albian Hajdari nuk pritet të kthehet deri në janar. Kështu ka raportuar të hënën “Kicker”. Hajdari së fundmi operoi…

16 minutes ago

Shiroka Pula pret ambasadorin francez, në fokus zgjerimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, me të cilin…

19 minutes ago

Gërvalla: Nga buxheti prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027, Ministrisë së Drejtësisë i takojnë 52.3 milionë euro

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2027 do të…

19 minutes ago

Employment in North Macedonia’s industry fell by 2.9% in one year

Industria e vendit po përjeton një rënie të punësimit, me rënien më të theksuar në miniera dhe gurore. Në shtator…

20 minutes ago