Albian Hajdari nuk pritet të rikthehet në fushë para janarit, raportoi të hënën “Kicker”.
Mbrojtësi së fundmi iu nënshtrua një operacioni në shputën e këmbës së djathtë, të cilën e lëndoi gjatë një stërvitjeje me Hoffenheimin. Më herët, ai kishte operuar gjurin e majtë.
None found
Gjatë grumbullimit të fundit me Kosovën për ndeshjet e Ligës së Kombeve, Hajdari dëmtoi edhe meniskun e gjurit të djathtë. Sipas “Kicker”, qendërmbrojtësi është operuar për këtë dëmtim dhe do të mbetet jashtë fushave deri në fund të vitit.
23-vjeçari ka zhvilluar gjashtë ndeshje me Hoffenheimin këtë edicion, në të gjitha garat.
Mungesa e tij është e rëndësishme si për Hoffenheimin, ashtu edhe për Kosovën, që këtë muaj do të luajë dy ndeshje vendimtare në Ligën e Kombeve, kundër Izraelit dhe Irlandës.
Bayern Munich ka marrë një lajm të keq pas barazimit 2-2 ndaj Borussia Dortmundit, pasi mesfushori ofensiv Ismael Saibari do…
Këshilluesi holistik Nikola Andoni ka bërë thirrje për shmangien e konsumit të bukës, duke pretenduar se drithërat dhe produktet me…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur një sërë shqetësimesh për politikat ekonomike të qeverisë, duke vënë në pikëpyetje…
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha sot se Evropa nuk varet ekskluzivisht nga SHBA-ja, Kina apo vende të tjera, duke nënvizuar…
Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi sot se ka rrëzuar dy dronë në zonën e Riadit që dyshohet…
Policia e Kosovës pritet të përfshihet nga ndryshime në disa prej pozitave të rëndësishme drejtuese, në një kohë kur institucioni…