Categories: Uncategorized

Rama i prerë: Gaz lotsjellës dhe ujë kundër atyre që thyejnë rregullat

Kryeministri Edi Rama ka kërcënoi të shtunën se policia është e gatshme të përdorë gaz dhe ujë ndaj atyre që dalin në mjedise publike gjatë orareve të shtetrrethimit.

“Policia është e vendosur të përdorë forcën dhe të gjitha mjetet […] që përdoren në tubime të paligjshme, deri tek uji apo gazi lotsjellës, po të jetë nevoja,” u shpreh Rama në një mesazh video nga shtëpia e tij,

Të lidhura

None found

Ai tha se qeveria nuk do të tolerojë askënd që thyen rregullat gjatë orarit që lejohen lëvizjet e domosdoshme, 05:00 e mëngjesitderi në 13:00 të pasdites, duke nisur nga e hëna.

Gjatë këtij orari qytetarët janë të detyruar të mbajnë distancë 1,5 metër nga tjetri, të mos ecin dyshe apo në grup, të mos qëndrojnë ulur jashtë.

Rama paralajmëroi se qeveria do të bëjë një “listë të zezë tradhëtarësh” me ata që kapen duke shkelur rregullat gjatë orarit të lëvizjes. Atyre do t’u mohohet çdo lloj ndihme financiare për të paktën një vit, do t’u hiqen bursat nëse janë studentë, apo rimbursimi i ilaçeve.

“Do të përgjigjemi me të keq, nëse me të mirë nuk marrin vesh”, u shpreh Rama, shkruan exit.al.

Në përpjekje për të qetësuar njerëzit që dynden nëpër dyqane, kryeministri tha se askush nuk kërcënohet nga vdekja prej urisë, “por të gjithë kërcënohemi nga vdekja për shkak të marrëzisë”. Ai theksoi domosdoshmërinë e mbajtjes së largësisë 1.5 metër nga tjetri dhe respektimin e të gjitha rregullave.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago