Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin me liderin e opozitës Lulzim Basha, një ditë pasi në profilin e tij në Instagram publikoi një videomontazh ku thuhej se ai dhe PD kishin marrë fund.
Në një lidhje me News 24, Rama zbardhi edhe atë që i kishte thënë kreut të PD në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Për kreun e opozitës, e keni ftuar për bashkëpunim por një ditë më parë keni publikuar një videomontazh a është mënyra e duhur?
RAMA: E keni fjalën për humorin e rrjetit, rrjeti në këtë periudhë është goxha pjellor e unë marr shumë nga këto meme e më pëlqen nganjëherë që ta ndaj dhe me të tjerët në faqen time në Fb, ndava një vjershë që ti ftoja të tjerët të qeshnin me mua, unë i kam kërkuar kryetarit të opozitës falë lëvizjes së organizuar nga presidenti, tjetër gjë pozitive e bërë në këtë kohë se po a shohësh këshilli i sigurisë kombëtare ska lidhje të drejtpërdrejtë me këtë situatë por po ta shohësh gjerë presidenti bëri gjënë e duhur dhe ftesa e kryetarit të opozitës në atë tryezë është përtej formatit të atij këshilli.
Por e mori atë nisëm kërkoi dhe një lloj aprovimi e ne e dhamë menjëherë.
I kam thënë kryetarit të opozitës në atë mbledhje dëgjo këtu nuk ka nevojë nëse sinqerisht do bashkëpunosh të helmosh njerëzit dhe të krijosh më shumë stres sec kanë, e kanë shumë në këtë moment duke dalë duke folur për maska të helmuara që le të themi i keni kuptuar gabim, na kërkoni cdo lloj informacioni e na kërkoni tju themi pse ne mendojmë që është kështu e ashtu pastaj dilni e thoni çfarë të doni, e dyta ska nevojë të dilni e të flisni për fshehje të numrit të të vdekurve, marrëzi e ligësi e madhe”, tha Rama.
Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.…
Mbrëmjen e djeshme, një tragjedi në familje ka ndodhur në Lezhë, ku një 42-vjeçar u gjet i pajetë në dyqanin…
Përmes një video në rrjetin social "Facebook", deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj projektligjit të qeverisë për…
Mbrëmjen e djeshme, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi pritjen tradicionale me rastin e festave të fundvitit me…
Mbrëmjea e djeshme në "Big Brother VIP Kosova", solli një nga momentet më të forta emocionale të këtij edicioni, pasi…
Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim…