“Ka një opinion të gjerë që mendon se hapja e listave ka një efekt çudibërës dhe unë nuk e besoj këtë…”
Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama pas takimit me opozitën parlamentare duke deklaruar dnër të tjera se është akuzuar nga përfaqësuet e kësaj opozite.
None found
“Ajo që mendoj se është e rëndësishme është që të vazhdojmë të diskutojmë. Bënë akuza për tentativa për blerje apo influence jo korrekte mbi deputetët. Akuzat ishin në bllok për ato që janë jashtë por edhe në adresën tonë.
Por i sigurova që ne nuk do të shkojmë në rrugën e një zgjidhje që do të kërkojmë artimetikën por në rrugën e një diskutimi për të krijuar kushte të mira dakordësie. Dhe nuk do të përdorim asnjeherë, nuk është në AND-tonë.
Qasja për të gjetur një marrveshje lehtësuese dhe sa më qetësueshme për kreun e opozitës, kishte synimin që të krijoheshin kushte që të gjithë të jenë të përfshirë dhe të gatshme të hyjnë në ballafqim me zgjedhësit. Ka një opinion të gjerë që mendon se hapja e listave ka një efekt çudibërës dhe unë nuk e besoj këtë.
Nuk ka sistem më demokratik se tjetri, të gjithë janë demokratike dhe secili vend bën zgjedhjen e vet. Duhet të kemi konsensusin e opozitës parlamentare. Kemi dakordësuar një marrëveshje. Ne jemi palë në atë marrëveshje dhe nuk jemi këtu për ta vënë në diskutim. Jemi këtu për ta kaluar.”-tha Rama.
Nga 1 dhjetori hyjnë në fuqi kriteret e reja për marrjen e pushimit mjekësor në Maqedoninë e Veriut. Mjekët amë…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish në rrjetet sociale. Veliaj ka shpërndarë fjalën e eurodeputetit italian…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar hapjen e hetimeve nga SPAK për dosjen “Albanian File”, që lidhet me…
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvend gjatë kësaj…
Pjesëtarë të Togut për Intervenime nga Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në trajnimin…
Edhe një talent i madh së shpejti do ta jep fjalën përfundimtare se kë të përfaqësojë në nivelin ndërkombëtar. Bëhet…