Samuel Krasniqi pritet të vendosë së shpejti cilën kombëtare do të përfaqësojë. Futbollisti 21-vjeçar i Grasshoppersit, i cili luan në krahun e sulmit, ka të drejtë të zgjedhë mes Shqipërisë dhe Kosovës, pasi më parë ka luajtur për Zvicrën në grupmoshat U18, U19 dhe U21.
Për shkak të moshës, çdo ftesë e ardhshme për të duhet të vijë nga një ekip A. Këtë muaj, Krasniqi nuk ishte përfshirë as në listën rezervë të Zvicrës.
None found
Sipas burimeve të Telegrafit, deri tani me lojtarin ka kontaktuar vetëm Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), e cila i ka shprehur dëshirën që ai t’i bashkohet sa më shpejt ekipit A. Drejtues të federatës dhe përzgjedhësi Ronaldo Maran e takuan Krasniqin gjatë ndeshjes Grasshoppers – Vaduz. Në atë takim, ata vëzhguan edhe Lutfi Dalipin, lojtarin nga Presheva.
Ndonëse është raportuar se Krasniqi e ka zgjedhur Shqipërinë dhe se i ka “dhënë fjalën Armand Dukës”, Telegrafi mëson se këto pretendime nuk qëndrojnë. Vendimi përfundimtar pritet të merret brenda një kohe të shkurtër.
Një përparësi për Shqipërinë është marrëdhënia e mirë që Krasniqi ka me ish-kapitenin Amir Abrashi. Të njëjtat burime thonë se Abrashi po e këshillon të veshë sa më parë fanellën “Kuq e Zi”.
Nga ana tjetër, sipas burimeve, Krasniqi nuk është kontaktuar ende as nga përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, as nga ndonjë drejtues i lartë i FFK-së. Kosova po i jep përparësi afrimit të Lutfi Dalipit dhe Arijon Ibrahimovicit, dy futbollistë që mund të luajnë gjithashtu në repartin ku aktivizohet Krasniqi. Mbetet të shihet nëse kjo situatë do të ndryshojë përpara kualifikimeve për Kampionatin Evropian, të cilat nisin në mars.
Ndërkohë, Krasniqi po kalon sezonin e tij më të mirë në aspektin individual. Në 13 paraqitje në Superligën e Zvicrës, ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tri asistime, duke qenë ndër lojtarët më të dalluar të kampionatit.
Nëntë prej këtyre ndeshjeve i ka luajtur si sulmues i krahut të majtë, pozicion nga i cili ka realizuar dy gola dhe dy asistime. Në tri paraqitje si mesfushor i majtë ka dhënë një tjetër asistim, ndërsa një ndeshje e ka zhvilluar si qendërsulmues. Ai mund të luajë edhe si qendërmesfushor ose si mesfushor ofensiv, në rolin e numrit 10.
Te klubi zviceran vlerësohet për ndihmesën në sulm, veçanërisht për presionin ndaj mbrojtësve, leximin e lojës dhe pasimet në momentin e duhur. “Transfermarkt” e vlerëson kartonin e tij me 1.8 milionë euro; kjo vlerë mund të rritet së shpejti dhe një transferim te një klub më i madh verën e ardhshme nuk do të ishte befasi.
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvend gjatë kësaj…
Pjesëtarë të Togut për Intervenime nga Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në trajnimin…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish në rrjetet sociale. Veliaj ka shpërndarë fjalën e eurodeputetit italian…
Nga 1 dhjetori hyjnë në fuqi kriteret e reja për marrjen e pushimit mjekësor në Maqedoninë e Veriut. Mjekët amë…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë…
Sistemi gjyqësor duhet të bazohet në parimin e lingua franca, që është gjuha maqedonase, dhe kjo lidhet me sundimin e…