Categories: Uncategorized

Rama dhe Mustafa takohen në në Prapashticë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës në vendin tonë, ka vazhduar takimet me liderët e partive politike në Kosovë.

Rama në agjendën e tij të sotme e kishe paraparë një takim me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në selinë e kësaj partie, por në momentin e fundit ai ka ndryshuar agjendën dhe takimi është duke u zhvilluar në shtëpinë e Mustafës në Prapashticë, ku pritet të zhvillojmë një mëngjes pune.

Të lidhura

None found

Rama gjatë ditës do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, raporton KP.

Po ashtu, në agjendë është paraparë edhe një takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, por ky i fundit nuk pritet që të takohet me shefin e ekzekutivit shqiptar për shkak të një përplasjeje të mëhershme rreth idesë̈ së shkëmbimit të territoreve që përfundoi me një padi të kryeministrit të Shqipërisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Haradinajt për shpifje.

Në fund të vizitës së tij në Kosovë, Rama pritet të mbajë edhe një konferencë për media.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri shqiptar takoi presidentin e vendit, Hashim Thaci, kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, atë të PDK-së, Kadri Veseli.

Vizita e kryeministrit Rama ns Kosovë vjen pasi Gjykata Speciale publikoi propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte.

të fundit

Grabitje në vilën e Eder Militaos gjatë El Clasicos, dëmi kap vlerën e mbi 350 mijë eurove

Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, është bërë viktimë e një grabitjeje në vilën e tij luksoze në lagjen La…

1 minute ago

Dinamo Ferizaj shkarkon Leotrim Krasniqin pas pesë sfidave pa triumf

FC Dinamo Ferizaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas një serie rezultatesh…

7 minutes ago

Rexhepi: Lufta ndaj armëve ilegale kërkon kontrolle më të forta dhe angazhim të vazhdueshëm

Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…

15 minutes ago

Frightening crash in Librazhd! Car ends up in a ravine 150 meters from the road, a p*stol is found near the vehicle

Një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke…

21 minutes ago

Falling water levels at Fierza reveal the ruins of Old Kukës

Reshjet e fundit nuk kanë ndikuar aspak në nivelin e liqenit të Fierzës. Siç shihet edhe nga pamjet, niveli i…

21 minutes ago

Head of Serbia’s Criminal Police arrested over alleged manipulation of investigations and mistreatment of protesters after student opposition victory

Një javë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, është arrestuar Marko Kriçak, drejtuesi i Policisë Kriminale Serbe,…

22 minutes ago