Categories: Uncategorized

Rajmonda Bulku tregon momentin kur mësoi vdekjen e Ferrit: Po bërtiste me të madhe

Aktorja e njohur, Rajmonda Bulku, rrëfen në emisionin “Kjo Javë” në News24, se si e mësoi lajmin e hidhur të ndarjes së parakohshme nga jeta të të madhit Xhevdet Feri.

Bulku tregon se lajmin e tmerrshëm ja ka dhënë bashkëshorti, teksa ishte duke bërë prova në skenë.

Të lidhura

None found

Si e mësuat lajmin për vdekjen e Xhevdet Ferit?
Ishim në prova, në skenë. Në atë moment nuk isha duke bërë unë prova, por isha ulur në sallë dhe po shikoja kolegët. Ndjej dridhjen e celularit, e marr e shoh që ishte im shoq, Fatosi që më telefononte dhe më thotë po lexoj lajmin për Xhevdetin. U shokova!

Ju e dinit që ishte i sëmurë?

Po, por dija që e kishte kaluar, nuk dija atë pjesën e fundit, të shpejtimit.. ato tre ditët e fundit. U shokova dhe mbeta si memece, se thoja të them Stop, se mezi po merrja veten, kur dëgjoj regjisoren Rovena Lule që i kishte rënë telefoni dhe bërtiste me të madhe : “Çfarë, çfarë , çfarë..” Aty e kuptova që edhe ajo po bërtiste për të njëjtën gjë. Ajo nisi të qajë, ndaluam të gjithë në skenë. Ishte një moment shumë i nderë, i prekshëm.

Ju thatë se mendonit se e kishte kaluar atë fazë të sëmundjes, fliste pak për të?

Xhevdeti ishte një natyrë kaq optimiste, e djalë i zgjuar saqë nuk i jepte rëndësi fare gjërave që mund të ishin shqetësuese.

Xhoda, ishte një natyrë shumë optimiste dhe nuk merrej fare me vogëlsira, dhe ajo i dukej një gjë shumë personale dhe nuk kishte pse të rëndonte tjetrin.

Unë as kam marr mundimin edhe kur e takuar ta pyes, sepse ai dukej për mrekulli me atë fizikun e fuqishëm dhe sido që të jetë ai lajmi përfundimtar… në shtëpinë e tyre pritej një lajm tjetër. Unë gjithmonë i thoja Xhetës, çfarë bën Bora, ose po afrohen muajt për të lindur, ishte një gëzim tjetër dhe u thoja merruni me këtë. Kjo është një gjë shumë e bukur.

të fundit

Private jet crashes in Florida’s Palm Beach County, killing all nine people on board

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

6 hours ago

From Zurich to Tirana, youth protests escalate into violence

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

6 hours ago

Nga Zürichu në Tiranë, protestat e të rinjve përshkallëzohen në dhunë

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

7 hours ago

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

7 hours ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

7 hours ago

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

8 hours ago