Categories: Uncategorized

Qytetari: Mbi 100 mijë lekë ujë e drita në muaj, OSHEE po më vjedh familjen (FOTO LAJM)

Prej më shumë se dy muajsh Shqipëria gjendet e izoluar për shkak të pandemisë së COVID-19.

Që në nisje të pandemisë, shqiptarët kërkuan të mos paguanin energjinë elektrikë, për shkak të mbylljes së vendeve të punës, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga kryeministri Edi Rama.

Të lidhura

None found

“Qeveria mbahet me kontribute, me kontribute nga secili sipas asaj që i takon, pagesa detyrimesh e taksa, jo më dëshira a më dokrra rrjetesh sociale.

Për shembull ne falëm kamatëvonesat, i falëm se jemi në luftë, përndryshe kurrën e kurrës unë nuk do ta pranoja logjikën e faljes së tyre!

Por kjo kuptojeni, e dobëson OSSHE nuk e forcon dhe nëse këtë goditje në financat e saj, kompania që ju sjell dritat në shtëpi mund e duhet ta mbajë, për të lehtësuar të gjithë njerëzit sidomos ata më në nevojë, mos pagesa e dritave e rrëzon përtokë sistemin tonë elektroenergjitik, duke krijuar një efekt shkatërrues zinxhir në arkën e shtetit”- u përgjigj kryeministri Rama për mospagimin e energjisë elektrike në këto kohë pandemie.

Por në vend që qytetarët të kurseheshin në këto kohë të vështira papunësie dhe pandemie, OSHEE duket se ka “ashpërsuar” dorën.

Një denoncim ka ardhur në redaksinë e albeu.com, ku një qytetar denoncon se këtë muaj familja e tij prej vetëm 3 pjestarësh është faturuar me 87 mijë lekë të vjetra për muajin maj, ndërsa fatura e ujit ka ardhur plot 31 mijë lekë.

Sipas denoncuesit, familja e tij nuk është faturuar asnjëherë me këtë shumë, duke theksuar se në konsumimin e energjisë elektrike por edhe në atë të ujit, nuk ka ndryshuar asgjë nga muajt e mëparshëm.

“Jemi vetëm 3 pjestarë në familje, jemi faturuar me 87 mijë lekë në muaj për muajin Maj, ndërkohë në muajt e mëparshëm maksimumi kemi paguar 30 mijë lekë. Nuk kemi konsumuar më shumë energji elektrike se muajin e mëparshëm. Do të bëjmë ankesë, nuk e paguajmë këtë faturë sepse nuk kemi konsumuar aq energji.”- ka deklaruar denoncuesi për Albeu.com. /albeu.com/

të fundit

Businessman Zoran Azmanov attacked inside the Basic Court in Skopje

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

3 hours ago

Ministry of Defense: Only two Albanians applied to the Military Academy, one withdrew and the other ranked 43rd

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

3 hours ago

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet brenda Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

3 hours ago

Ministria e Mbrojtjes: Në Akademinë Ushtarake aplikuan vetëm dy shqiptarë, njëri u tërhoq dhe tjetri u rendit i 43-ti

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

3 hours ago

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

6 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

6 hours ago