Lëvizja Vetëvendosje njoftoi sot se do të organizojë nesër në mëngjes në orën 9 një manifestim për tu solidarizuar me personat e arrestuar gjatë protestave kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Sipas organizatorëve, personat janë arrestuar padrejtësisht “për përpjekjen e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, dhe kanë ushtruar të drejtën e tyre për të mbrojtur vlerat e trashëgimisë kulturore”.
None found
“Të mblidhemi të gjithë për të kërkuar lirimin e qytetarëve të arrestuar padrejtësisht për përpjekjen e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar! Ata kanë ushtruar të drejtat e tyre si qytetarë për të mbrojtur vlerat e trashëgimisë sonë kulturore.
Mbajtja e tyre në arrest është vazhdim i dhunës së pashembullt të treguar nga pushteti me shkatërrimin e Teatrit. Të ndalet plani për ndërtimin e kullave! Të rindërtohet Teatri Kombëtar! Të lirohen protestuesit! Ata që sot rezistojnë, nesër fitojnë”, thotë Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra në Shqipëri.
Manifestimi do të kryhet në Tiranë përpara Gjykatës së Tiranës, Dhoma Penale, pranë ish-stacionit të trenit.
Ndër të arrestuarit figuron edhe një prej liderëve të lëvizjes në Shqipëri, Boiken Abazi.
Trupa të varur në oborr për Halloween, banorët ankohen dhe ndërhyn policia — Klan Kosova [...]Read More...
Studentët kanë dhënë përgjigjen e tyre për modelin e ri të subvencionimit të ushqimit studentor. „Rezistenca Studentore“ e pranon propozimin…
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur…
Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit. Gazetari Ergys Gjençaj…
Filmi “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Baz Luhrmann dhe protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes, shënon 30-vjetorin e publikimit.…
Christopher Milne, djali i shkrimtarit britanik AA Milne, i cili frymëzoi personazhin Christopher Robin në librat e famshëm “Winnie-the-Pooh”, nuk…