Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret që Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme t’ia dorëzojnë deri nesër, para orës 18:00, raportet për vrasjen e Arlinda Zekajt. Dokumentet synojnë të sqarojnë dështimet e mundshme në secilën hallkë institucionale dhe të shqyrtojnë edhe raste të ngjashme. Kurti vuri në dukje se gratë që pësojnë dhunë vazhdojnë të jenë të rrezikuara nga personat që i kërcënojnë.
“Kanë mbetur 34 orë për hartimin dhe dorëzimin e këtij raporti. Nesër mbrëma, para orës 18:00, pres raportet dhe sigurisht se do ta ndaj me publikun”, deklaroi Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
None found
Ai përsëriti gjithashtu se “drejtësia në Kosovë ka nevojë urgjente për t’u drejtuar”.
Mbrëmë, Policia e Kosovës arrestoi ish-kunatin e Arlindës, i dyshuar për vrasjen e saj.
Qeveria e Kosovës do të zhvillojë të mërkurën mbledhjen e tetë, e cila nis në orën 08:00 dhe ka 12 pika në rend dite.
Mes çështjeve që pritet të shqyrtohen janë projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve me Suedinë për ekstradimin, ndihmën e ndërsjellë juridike në çështje penale dhe transferimin e personave të dënuar. Në shqyrtim do të jetë edhe traktati me Belgjikën për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale.
Agjenda përfshin gjithashtu propozimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2025 dhe draft-raportin për vlerësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.
Po ashtu, kabineti pritet të shqyrtojë propozime për shpronësimin e pronave të prekura nga projekte infrastrukturore, përfshirë rrugën Korishë–Kabash, rrugën tranzit në Klinë dhe segmentin Banullë–Bresalc të autostradës Prishtinë–Gjilan–Dheu i Bardhë.
Stiven dhe Cristian Shpendi Përballja mes Cesenës dhe Empolit në Serie C i ka prodhuar të gjitha, ndërsa në sfidë…
Gazetari australian, Daniel Garb, tërhoqi vëmendjen me votën e tij për Topin e Artë 2026, pasi zbuloi zgjedhjet e tij,…
Izraelit duket se po shkon drejt një ngërçi politik teksa pritet rezultati final i zgjedhjeve të djeshme parlamentare. [...]Read More...
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë…
Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…
Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…