Categories: Uncategorized

PS mbështet listat e hapura, Rama dhe Balla tregojnë qëndrimin e ri

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit të PS-ë, Taulant Balla bëri të ditur se maxhoranca do të mbështesë nismën e deputetëve të opozitës së re, Myslim Murrizit dhe 29 deputetëve për të ndryshuar Kushtetuan dhe për të vendosur listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme.

Taulant Balla tha sot se hapja e listave është një kërkesë e qytetarëve, ndaj dhe Partia Socialiste do të vendosë të mbështesë opozitën e re, ndërkohë që tha do të krijohen garancitë për të mos lejuar që në parlamentin e ri të mos jetë vetëm me burra, por të respektohet barazia gjinore.

Balla: Jeni dëshmitarë kur në maj qershor në 2019, kur amenduam mandatin e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore për të diskutuar ndryshimet në Kod. Por edhe në kuadrin e Komisionit edhe çështjet që lidhen me hapjen e listave, që ka qenë propozim i opozitës parlamentare e që ne si PS kemi thënë se do të flasim pas dakordësimit të çështjeve, që lidhen me kodin zgjedhor. Koha në dispozicion të pjesës së parë të mandatit të Komisionit të Posaçëm shkoi përtej pritshmërive se donim ta mbyllnim në dhjetor të vitit të kaluar.

Sot te Ligjet është bërë diskutimi në parim dhe njoftoj se pozicioni i PS, që u mor dje në mbledhje grupi është që jemi dakord në parim me tre ndryshimet e propozuara. Ndërkohë sikurse kemi bërë sondazhe rezulton që shqiptarët duan jo vetëm votë për partinë dhe kryetarin, por edhe për njërin prej kandidatëve në listën e secilës parti në zgjedhje. Ne e mbështesim në parim nismën e deputetëve të opozitës parlamentare, hap shumë i rëndësishëm drejt demokratizimit të jetës politike në vend edhe pse me definicion partitë e mëdha janë kundër hapjes së listave, por PS është reflektim i asaj që do shumica e shqiptarëve. Mbështesim hapjen e listave.

të fundit

Jet Bank, banka e parë dixhitale në Shqipëri ngjall shqetësime për transparencën dhe stabilitetin financiar

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e “JET Bank”, një institucion financiar që synon…

6 hours ago

Horoskopi 24 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Për te dashuruarit priten kontradikta te mëdha. Nuk do merreni vesh për asnjë me atë qe keni ne krah.…

6 hours ago

E mbani mend? Kthehet për herë të dytë në Big Brother! Kush është banorja më e re

Armela Hyseni është banorja më e re në Big Brother VIP 5. Ajo ka lindur në Tiranë dhe fëmijeria e…

6 hours ago

Protestat e opozitës, Daily Mail: Imuniteti i Ballukut mban të varur të ardhmen e Shqipërisë

Daily Mail i ka kushtuar vëmendje protestave të opozitës në Shqipëri, duke publikuar edhe një video që tregon edhe plasjet…

7 hours ago

Një i verbër pjesë e “BBVA5”, të gjithë në lot, Brikena: Do kujdesem si të jetë vëllai ose babai im

Sezoni i pestë i "Big Brother VIP Albania" solli diçka ndryshe në historinë e formatit në Shqipëri. Për herë të…

7 hours ago

Festat “boshatisin” Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes ë të huajve në vend…

7 hours ago