showbiz

Një i verbër pjesë e “BBVA5”, të gjithë në lot, Brikena: Do kujdesem si të jetë vëllai ose babai im

Sezoni i pestë i “Big Brother VIP Albania” solli diçka ndryshe në historinë e formatit në Shqipëri. Për herë të parë, në shtëpinë më të ndjekur në vend do të jetë pjesë një banor i verbër, duke shënuar një hap domethënës drejt përfshirjes dhe përfaqësimit në televizionin shqiptar.

Pjesëmarrja e tij pritet të sjellë një perspektivë të re në dinamikën e lojës dhe në raportin e publikut me realitetet që shpesh mbeten jashtë vëmendjes mediatike.

Të lidhura

None found

Kush është Stenaldo Mëhilli?

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi.

Stenaldo Mëhilli, 28 vjeç ka lindur në Fier dhe sot jeton me nënën dhe vëllanë.

Rruga e tij jetësore është shënuar herët nga një ngjarje e rëndë, vrasja e të atit, e ndodhur kur ai ishte vetëm tre muajsh.

Kjo humbje e hershme ka ndikuar strukturën e sistemit familjar dhe ka pozicionuar nënën si figurën qendrore të lidhjes emocionale dhe funksionale përgjatë gjithë zhvillimit të tij.

Në moshën 6 mujore, si shkak i një infeksioni të rëndë, ai humb shikimin.

Pavarësisht kësaj ai i ka përballuar vështirësitë pa u vendosur në rol viktime dhe në dëshirën për t’u vlerësuar për aftësitë, përpjekjet dhe arritjet e tij, e jo nga rrethanat personale apo karakteristikat fizike.

Ka marrë pjesë në The Voice, për të ndjekur ëndrrën e tij për muzikën, por një tjetër pasion i madh ka qënë gazetaria. Ka punuar në Top Albania Radio dhe e kujton si një nga periudhat më të bukura të jetës.

Më pas, largimi në Gjermani për të punuar e ka bërë edhe më të pavarur.

Stenaldo mësoi të gatuante, të orientohej në rrugët e qytetit edhe pse nuk përjashton që në shumë raste është gjendur edhe në rrezik e vështirësi.

Rikthimi në Shqipëri vjen si pamundësi e nënës së tij, për t’u përshtatur me jetesën në Gjermani.

Big Brother-in e ka ëndërruar prej vitesh dhe mendon se do të jetë eksperienca që do i japë një drejtim të ri personal dhe profesional.

“Unë në Big Brother hyj për të qenë i barabartë me të tjetër. Big Brother është mali më i lartë që unë ngjis në hapat e jetës”, është shprehur ai.

Nuk do që të trajtohet ndryshe, ka shumë armë për të luftuar në garë dhe thotë se në asnjë moment nuk do të viktimizohet.

Nuk e sheh veten si përfaqësues të komunitetit të personave me dëmtim të shikimit, por dëshiron të jetë natyrshëm një model pozitiv, që përmes funksionimit të përditshëm dhe arritjeve personale kontribuon në reduktimin e paragjykimeve sociale.

Lajmi ka sjellë emocione të forta brenda shtëpisë, disa prej banorëve nuk kanë mundur të mbajnë lotët, duke treguar reagimin e tyre të sinqertë dhe mbështetjen për kolegun e ri.

Ky moment pritet të ndikojë dukshëm në dinamikën e shtëpisë dhe të ndryshojë mënyrën se si banorët ndërveprojnë me njëri-tjetrin, duke sjellë emocione të papritura në program.

të fundit

Zjarri në Dukat mbetet aktiv, flakët përhapen në malin e Çikës dhe ndërhyjnë dy avionë

Edhe këtë të premte pasdite vijon të mbetet aktive vatra e zjarrit në fshatin Dukat, ndërsa era dhe temperaturat e…

40 seconds ago

Shkurtimet e Trump shkaktojnë valë rekord largimesh në CIA dhe vështirësi me pensionet

Një valë historike largimesh nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane (CIA), e shoqëruar me shkurtimet drastike të ndërmarra nga administrata…

5 minutes ago

She changed my life”/ Jennifer Hegseth, Pete Hegseth’s steadfast supporter and behind-the-scenes adviser

Sekretari i Luftës i SHBA-së, Pete Hegseth, duket se ka ndryshuar ndjeshëm imazhin dhe mënyrën e paraqitjes së tij publike,…

9 minutes ago

From a 15-Year-Old Activist to Italy’s Leader: Giorgia Meloni’s Rise to Influence in Europe

Giorgia Meloni është pranë vendosjes së një rekordi historik në Itali, duke u bërë kryeministrja me qëndrimin më të gjatë…

10 minutes ago

Flames engulf several hectares of forest on Mount Polis; firefighters and forestry service on the scene

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë masivin pyjor të Malit të Polisit, në Njësinë Administrative Polis, në bashkinë…

10 minutes ago

EU calls for Kosovo’s institutional constitution process to continue without delay

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim të thellë për krizën institucionale në vend, duke theksuar se vonesat…

11 minutes ago