Categories: Uncategorized

Pronari e përdorte si armë gjahu, snajperi që vrau Kastriot Reçin u vodh në Kosovë

Një vrasje mafioze ndodhi pak ditë më parë në Rrëshen, ku një person me snajper ekzekutoi në mes të qytetit biznesmenin e njohur.

Snajperi i markës italiane “Sabatti” që u përdor për të ekzekutuar Kastriot Reçin pak ditë më parë në Rrëshen, është vjedhur në shtëpinë e një shtetasi kosovar nga Rahoveci.

Të lidhura

None found

Ky informacion është konfirmuar për Policinë e Shtetit nga homologët e Kosovës, të cilët kanë saktësuar se arma është denoncuar si e vjedhur disa ditë më para se të ndodhte ekzekutimi mafioz i 47-vjeçarit Reçi.

Pronari i armës, nga Rahoveci, ishte i pajisur me lejen përkatëse me pretendimin e përdorimit si armë gjahu. Në fakt edhe vetë kompania italiane që e ka prodhuar këtë armë, e reklamon atë si një armë të sofistikuar gjahu, duke e shitur atë në vende ku lejohet.

Arma e pajisur me dylbi dhe silenciator mund të qëllojë në një distancë deri 200 metra, dhe është e çmontueshme në të paktën 3 pjesë.

Fakti që vjen nga Kosova është një element i ri, shumë i rëndësishëm tek hetimet.

Siç u pa edhe në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, Reçi pak momente para vrasjes ka zbritur nga një makinë “Benz”, më pas ai është takuar me një grua dhe një fëmijë përpara lokalit të tij. Në orën 10:56 minuta, ai është qëlluar nga 150 metra distancë me një plumb në zemër nga kati i 9-ë i në pallati.

Pasi ka kryer vrasjen, autori ka dalë nga godina, i veshur si grua. Më pas ka hedhur paruken, pelerinën, dhe këpucët. Tashmë hetuesit tashmë kanë në duar armën, dhe janë të sigurtë se vrasja është kryer nga vrasës me pagesë. Ndërkaq, ka shumë elementë të tjerë që duhen hetuar deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Tv Klan

të fundit

Schuebel pritet t’i dorëzojë Kurtit Raportin për Kosovën 2026 në takimin e pasdites

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë sot një takim me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,…

2 minutes ago

Real Madridi përballet me AEK-un, Liverpooli udhëton te Fenerbahçe

Dy prej skuadrave më të mëdha evropiane, Real Madridi dhe Liverpooli, luajnë në terminin e orës 18:45 në Ligën e…

6 minutes ago

Polemika në Danimarkë: 149 persona, përfshirë miqtë, mashtruan një komedian për katër muaj

Një emision televiziv në Danimarkë, i cilësuar si një version i vërtetë i filmit “The Truman Show”, ka shkaktuar zemërim…

6 minutes ago

Chief prosecutor appoints prosecutors to oversee prosecution offices across the country

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) si…

10 minutes ago

PDK criticizes recent appointments, Musliu-Shoshi tells Konjufca: “Stop with the nephews and nieces

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…

11 minutes ago

Ignazio Cassis in Pristina tomorrow, with trade, KFOR and new Swiss embassy on the agenda

Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…

11 minutes ago