Categories: Uncategorized

Prokuroria kërkon pushimin e hetimeve ndaj Valdrin Pjetrit

Prokuroria ka kërkuar pushimin e hetimeve ndaj Valdrin Pjetrit, ish-kryebashkiaku i Shkodrës i cili u largua nga detyra pasi mashtroi në vetëdeklarimin mbi pastërtinë penale.

Pjetri mori mandatin pas zgjedhjeve të 30 qershorit, por pas një denoncimi të Partisë Demokratise dhe pas nisjes së hetimeve nga prokuroria ai dha dorëheqjen duke lënë në detyrë, ish-kryebashkiaken Voltana Ademi.

Por pas më shumë se 1 vit nga nisja e hetimeve, prokurori i Prokurorisë së Tiranës Ervin Karanxha ka kërkuar pushimin e hetimeve për Valdrin Pjetrin.

Në vendimin e Prokurorisë Tiranë specifikohet:

“Ne zbatim te ligjit nr.138 te vitit 2015 Subjekti Valdrin Pjetri ka deklaruar se nuk eshte denuar me me vendim gjyqesore jo perfundimtar ose te formes se prere nga autoritetet shqiptare ose te huaja dhe se nuk ka pasur masa sigurimi personal ne fuqi ose jo. Ne perfundim te verifikimeve te kryera nga Prokuroria e Pergjithshme eshte provuar se subjekti Valdrin Luigj Pjetri:

Eshte arrestuar ne flagrance nga personeli i policise se Firences ne daten 27.01.2003 se bashku me nje shtetas tjeter shqiptar per shkelje te ligjit mbi lendet narkotike bazuar ne ex art 73 DPR 309/90.

Me vendimin penal nr.474 te Gjykates se Firences, subjekti Luigj Valdrin Pjetri eshte deklaruar fajtor per “Mbajtjen e paligjshme te lendes narkotike ne bashkepunim (114.05 gram hashash)” te parashikuar nga neni 110 te Kodit Penal Italian dhe nga neni 73, paragrafi i 1, i Dekretit te Presidentit te Republikes se Italise nr,309/90 dhe eshte denuar me 36 muaj burgim dhe me gjobe 2000 euro, te zbritur per shkak te rrethanave lehtesuese te pergjithshme, ne 27 muaj burgim dhe me gjobe 1 500 euro, e cile eshte zbritur per shkak te llojit te gjykimit ne 18 muaj burgim dhe me gjobe te barabarte 1 000 euro. Pezullimin te denimit dhe mospermendje te tij ne te ardhmen.

I eshte revokuar leja e qendrimit me date 03.02.2003 nga Kuestori i Firences.

Eshte debuar nga terriori Italian me daten 04.02.2003. mase marre nga prefekti Firences. Afati i debimit perfundoi me daten 24.07.2015.”

Ajo çka mendohet të ketë shpëtuar pjetrin është fakti se Gjykata e Firences në vendimin e dënimit të tij ne pjesën e dispozitivit te tij deklaronte qe ky vendim nuk duhej te përmendej ne te ardhmen ose te behej publik.

” Ne rastin konkret Gjykata e Firences duke u nisur nga rrezikshmeria e ulet e vepres penale si dhe prania e disa rrethava lehtesuese (si sasia e vogel e lendes narkotike (114.05 gram hashash), lloji i lendes narkotike te poseduar (hashash), (faktin qe kemi bejme me dy studente, moshen e tyre te re si dhe ne teresi rrethanat e ngjarjes te dyshuarit te padenuar me pare etj) ka vendosur qe ky vendim nuk duhej te permendej ne te ardhmen dhe nuk duhej behej publik.”, thuhet në vendimin e prokurorisë së Tiranës.

të fundit

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

16 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

47 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

55 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

1 hour ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

2 hours ago