“Sistemi imunitar i i lindur dhe i fituar i femrave konsiderohet më i fortë se ai i meshkujve…”
Profesori Et’hem Ruka, sugjeron arsyen se pse koronavirusi vret më shumë meshkujt se sa femrat, siç ka rezultuar deri më tani nga të dhënat e raportuar.
None found
I njohur si biolog, Ruka thotë se sistemi imunitar i lindur dhe i fituar i femrave konsiderohet më i fortë se ai i meshkujve.
Po ashtu deklaron se, meshkujt vdesin më shumë se preken më shumë nga hipertensioni dhe diabeti.
Shkrimi i plotë i profesor Et’hem Rukës:
Pse koronavirusi vret më shumë meshkujt se femrat?
Rreth 60% e të vdekurve në Itali nga koronavirusi janë meshkuj. Kjo shifër për Spanjën përllogaritet 59%, për Gjermaninë 58% dhe për New Yorkun 69%. Një prirje e tillë vihet re edhe në vende të tjera.
Shumë kërkues janë munduar të japin një shpjegim për këtë sjellje të diferencuar të gjinive njerëzore ndaj të njëjtit patogjen. Sipas disave, meshkujt vdesin më shumë se preken më shumë nga hipertensioni e diabeti.
Një shpjegim tjetër mbështetet në mënyrën e funksionimit të sistemit imunitar. Disa proteina të sistemit imunitar të angazhuara kundër viruseve sillen në mënyrë të ndryshme në dy gjinitë. Ky ndryshim i detyrohet hormoneve dhe gjeneve të veçanta.
Sistemi imunitar i i lindur dhe i fituar i femrave konsiderohet më i fortë se ai i meshkujve. Një nga këto ndryshime qëndron në praninë e një proteine të veçantë që quhet receptori i tipit Roll (Roll7).
Kjo proteinë njeh në mënyrë specifike një proteinë të virusit duke e konsideruar atë të huaj për organizmin, e në këtë mënyrë fillon procesi i asnjanësimit të patogjenit. Gjeni që bart informacionin për receptorin e tipit Roll ndodhet në kromozomet seksuale X. Meqenëse femra ka dy kromozome X (XX), ndërsa mashkulli vetëm një të tillë (XY), lë të dyshosh se femra bart dyfishin e informacionit për sintezën e receptorit të llojit Roll.
I gjithë ky informacion për receptorin Roll është vjele nga Revista Science Immunology 2018.
Kreu i Partisë Demokratike ka shprehur një mesazh ndaj kreut të qeverisë duke thën se vota e demokratëve ka lënë…
Pak minuta pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në PD me një kandidat, ku fitues me 96% të votave pro…
Zgjedhjet me një kandidat në PD kanë përfunduar zyrtarisht, teksa Sali Berisha rikonfirmohet kreu i selisë blu. Nga 38 902…
Egnatia mposht Vllazninë në një ndeshje plot emocione dhe i afrohet shumë titullit kampion. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede…
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ishte i ftuar në një lidhje direkte në Ora News, ku foli për situatën…
Me mijëra protestues janë mbledhur pasditen e kësaj të shtune në qendër të Beogradit në një tubim masiv. Për të…