Te Kombëtarja e Francës është shtuar shqetësimi për gjendjen fizike të Aurelien Tchouamenit në prag të ndeshjes së dytë në Kupën e Botës.
Mesfushori i Real Madridit nuk u stërvit me grupin përpara duelit me Irakun në Filadelfia. Ndonëse arsyeja e këtij problemi nuk është sqaruar zyrtarisht, mungesa e tij në stërvitjen e fundit para takimit e lë praktikisht jashtë planeve për këtë përballje, raporton AS.
None found
Pavarësisht kësaj situate, trajneri Didier Deschamps u përpoq të ulte tonet dhe të shmangte alarmin rreth gjendjes së futbollistit francez.
“Ai qëndroi në palestër, bëri biçikletë dhe mori trajtim nga fizioterapisti. Në parim, nuk ka arsye për t’u shqetësuar”, deklaroi Deschamps në konferencën për shtyp, duke theksuar se bëhet fjalë për menaxhimin e ngarkesës së lojtarëve pas një sezoni të gjatë.
“Bëhet fjalë për menaxhimin e ekipit. Jo të gjithë lojtarët, madje as 11 që nisën ndeshjen e parë, mund të luajnë çdo ndeshje. Mendoj se kam rreth njëzet lojtarë që mund të konsiderohen titullarë, por për fat të keq në fushë mund të jenë vetëm 11. Prandaj do të më duhet të bëj ndryshime”, shtoi selektori francez.
Në ndeshjen hapëse kundër Senegalit në New York, Tchouameni qëndroi në fushë për të gjitha 90 minutat dhe, pas një nisjeje jo të lehtë, mori vlerësime pozitive për bashkëpunimin me Adrien Rabiot në repartin e mesfushës.
Për këtë arsye, një pushim ndaj Irakut nuk do të ishte befasi për lojtarin e Real Madridit, ndërsa vendin e tij në formacionin e Francës pritet ta marrë Manu Kone i Romës.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…