Categories: Uncategorized

Prej 24 shkurtit rregulla të reja për emigrantët: Më pak viza dhe leje qendrimi në SHBA

Më 24 shkurt administrata Trump do të nisë zbatimin e rregullave të reja për emigrantët që janë përfitues të programeve për ndihmë shtetërore në Shtetete e Bashkuara. Rregulli i ri do të ndikojë në procesin e marrjes së vizës emigruese ose leje të përhershme qëndrimi në Shtetet e Bashkuara nga qytetarë të vendeve të huaja me të ardhura të vogla. Muajin që shkoi ky rregull mori dritën e gjelbër nga Gjykata e Lartë amerikane.

Rregullat e reja u japin autoritet zyrtarëve të emigracionit të refuzojnë aplikimet për ndihma në para ose forma tjera të asistencës nga Shtetet e Bashkuara. “Ata që kanë më shumë pasuri janë më pak në rrezik, ndërsa ata që janë më pak të shkolluar, që kanë familje të mëdha ose të hyra të vogla janë në rrezik të refuzohen”, tha Marg Greenberg nga Instituti për Politike të Emigracionit.

Të lidhura

None found

Analisti Greenberg thotë se aplikantët nga shtete të varfa, me popullësi jo të bardhë janë në rrezik të refuzimit të vizave ose lejes së përhershme të qëndrimit, e njohur si karta e gjelbër. “Kjo do të ketë ndikim më të madh negativ tek përfituesit e kartës së gjelbër nga Meksika, Amerika qëndrore ose Karaibet, krahasuar me Evropën, Australinë ose Zelandën e Re”, tha ai.

Mbështetësit e rregullit nuk e shohin atë si paragjykues.

“Është rregull neutral që aplikohet tek njerëzit e çdo race, është e njëjta për çdo vend. Nëse jeni një person i pasur i një race në një vendi, ju do të jeni më mirë krahasuar me një person të një race tjetër dhe vendi tjetër”, tha zoti Howell nga Fondacioni Heritage.

Më pak viza dhe leje të përhershme qëndrimi pritet të miratohen me rregullin e ri.

Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, aplikuesve u rriten mundësite për vizë emigruese pasi shfaqin dëshmi të pasurive financiare, të hyrave, dëshmi të sigurimeve private shëndetësore, oferta punësimi në ShBA apo zotimin për mbështetje financiare nga dikush jashtë Shteteve të Bashkuara.

Disa këtë e shohin si mundësi për të ruajtur fondet publike dhe përmirësimin e tregut të punës për amerikanët.

Korporata të mëdha amerikane cilësuan rregullin si pengesë për punëdhënësit amerikanë që duan të angazhojnë talentë të huaj.

Rregulli po hyn në fuqi pasi drejtori i zyrës së menaxhmentit dhe buxhetit në administratën Trump, Mick Mulvaney, u citua të thotë se ShBA ka nevojë për emigrantë të ligjshëm.

Të hënën fillon zbatimi i rregullit në të gjitha shtetet amerikane, përveç Ilinoit, që është në pritje të vendimit nga gjykata federale. /VOA

të fundit

Shqiptarët ndër vendet me akses më të lartë në internet, të fundit për aftësitë digjitale

Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të…

28 seconds ago

Presidenti Trump njofton zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit me tre javë

Në një postim në platformën Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit…

23 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.9 lekë, në shitje me 82 lekë. Euro, do…

29 minutes ago

Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit, 24 Prill 2026

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet…

38 minutes ago

Horoskopi 24 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…

8 hours ago

U kthye si protagonist në momentin e duhur, Muçi tregon vuajtjet: Dy javë nuk mundesha as të ecja

Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…

9 hours ago