Polícia e Tiranës ka vijuar kontrollet në rrugë kundër shoferëve problematikë.
Policia Rrugore shkruan se vetëm përgjatë 48 orëve të fundit, nga kontrollet parandaluese në segmentet më të ekspozuara ndaj ngjarjeve rrugore, janë kapur në kushtet e flagrancës 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 në gjendje të dehur dhe 6 të papajisur me leje drejtimi.
None found
Po ashtu shtohet se janë pezulluar 48 leje drejtimi, nga të cilat 34 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
NJOFTIMI I PLOTË
Vijon kontrolli i alternuar duke përdorur aparatet e matjes së shpejtësisë dhe nivelit të alkoolít, në të gjitha rrugët e vlerësuara me risk të lartë, kryesisht për aksídentet rrugore mjet me këmbësor, që shkaktohen nga shpejtësia mbi normat e lejuara, mosdhënia e përparësisë ndaj këmbësorëve, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolít apo pa leje drejtimi dhe shkelje te tjera. Vetëm përgjatë 48 orëve të fundit, nga kontrollet parandaluese në segmentet më të ekspozuara ndaj ngjarjeve rrugore, janë kapur në kushtet e flagrancës 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 në gjendje të dehur dhe 6 të papajisur me leje drejtimi.
Gjithashtu, nga përdorimi i aparateve të matjes së shpejtësisë në rrugët urbane dhe ato interurbane janë konstatuar dhe pezulluar 48 leje drejtimi, nga të cilat 34 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolít dhe 4 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Krahas kontrolleve me pajisjet speciale, edhe shërbimet e tjera të Polícisë Rrugore të Tiranës po monitorojnë dhe verifikojnë të gjitha shkeljet e tjera që janë burim i shtuar për aksidentet rrugore dhe si rezultat janë dokumentuar dhe proceduar 78 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vendkalimin e tyre, 126 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve, si dhe janë vendosur 1150 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Polícia e Tiranës prej kohësh tashmë vijon kontrollet rutinë dhe evidenton shoferët problematíkë. Blutë e kryeqytetit i kanë bërë apel shoferëve problematíkë që të mos lëvizin me shpejtësi, por radari gjithmonë ka kapur “çmènduri”. Gjobat e vendosura kanë qenë të shumta dhe mijëra shoferëve u janë hequr patentat.
Përfaqësuesja e Kosova do të zhvillojë sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, përballë Shqipëria. Sfida…
Numri i personave të papunë në Gjermani është rritur, duke shkuar kështu në një numër total prej dy milionë personave.…
Pikat rikthehen fuqishëm këtë sezon, duke treguar se ky print klasik kurrë nuk del nga moda. Elegante, argëtuese dhe të…
Kosova është në festë dhe kërkon që kjo festë të vazhdojë edhe pas mesnate deri në verë. Dardanët presin në…
Një tjetër zhvillim i bujshëm ka dalë në pah në rrjetet sociale, pasi G Bani ka vendosur të publikojë disa…
Shqipëria do të përballet sot me Ukrainën. Ky takim miqësor do të nisë në orën 20:45. Formacioni zyrtar i Shqipërisë…