Prej shtatorit, policia rrugore ka vijar punën për shkeljen e rregullave normative, ku vetëm gjatë orëve të fundit ka pezulluar 45 leje drejtimi, ka arrestuar 12 drejtues mjetesh si dhe ndaj 1355 të tjerëve janë marrë masa.
Njoftimi
Drejtoria e Policisë Rrugore, 3 shtator 2020
None found
Gjatë 24 orëve të fundit: 45 leje drejtimi të pezulluara, 12 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 1355 masa administrative.
Vijon kontrolli i pandërprerë nga ana e Policisë Rrugore, në të gjithë vendin, me radar, drager e dronë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor 📸🚔🚓✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore🚑.
Si rezultat janë konstatuar disa raste të drejtimit të mjetit me shpejtësi tej normave të lejuara. 35 prej drejtuesve të mjeteve iu është tërhequr leja e drejtimit, për shpejtësi që varionin nga 50 deri në 70 km/h mbi normën e lejuar 🙏✈️!!!. 🏠????🚑????.
Janë vendosur 239 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 19 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë;
4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;
191 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 211 për përdorim të celularit;
129 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 457 masa për parkime të gabuara;
12 masa për shkelje të semaforit;
93 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve;
Janë bllokuar 11 automjete, pasi rezultoi se drejtuesit e tyre kishin të pashlyera më shumë se 10 masa administrative.
Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 10 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 drejtues mjetesh, ndërsa 10 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, pasi nga analiza e aksidenteve të ndodhura, me pasojë në jetën e qytetarëve, por edhe ato me dëme materiale, ka rezultuar se në shumicën e rasteve shkaku i aksidenteve lidhet me shkeljen e rregullave të përmendura më lart.
#zbatorregullatudhëtoisigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos🛫🛣️
#MosPërdor🥃gjatë drejtimit të🚘
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…
Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…
Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…
Përballja me Zlatan Ibrahimovicin në kulmin e karrierës së tij ishte një sfidë e vështirë për çdo mbrojtës. Këtë e…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…
Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali që në afatin kalimtar të janarit, vetëm një vit e gjysmë pas transferimit…