Një incident që mund të kishte fat tragjik ka ndodhur minuta më parë në Gramsh.
Tre persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një bidoni më benzinë ndërkohë që po ndiznin sobën e drurit në një lokal.
None found
Të plagosurit kanë marrë plagë të shumta dhe një prej tyre është më rëndë.
Të tre janë dërguar me urgjencë në repartin e djegieve në QSUT.
Gramsh/ Informacion paraprak
Nē fshatin Gramsh, në një lokal duke ndezur sobën e drurit, u ka shpërthyer bidoni me benzinë, si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.H., 45 vjeç, A.P., 48 vjeç, dhe E.H., 28 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin e Tiranës për një mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Një aksident me vdekje është regjistruar në Kombinat, ndërron jetë 61-vjeçari. Fatkeqësisht 61-vjeçari, Ylmi Dedja, ka humbur jetën. Mësohet se…
Ditën e sotme, një tjetër rast i trafikut të dyshuar të armëve është goditur në kryeqytet. Burime zyrtare të Policisë…
Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar sot mosfunksionimin e sistemit E-albania, duke penguar qytetarët të aplikojnë për…
Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…
Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…
Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…