Policisa ka njoftuar se akset kryesore të vendit janë të përfshira nga trafiku. Gjithashtu bëhet me dije se në rrugët e plazhit, shumë drejtues mjetesh janë gjobitur për mosrespektim të rregullave të qarkullimit.
Më poshtë do të gjeni njoftimin e policisë ku bëhen të ditura zonat më problematik.
None found
Njoftimi i policisë:
Prej orës 18:00 ka filluar kthimi nga zonat bregdetare drejt Tiranës, konkretisht: Nga Gjiri i Lalzit në drejtim të Maminasit ka fluks, por qarkullim të rrjedhshëm. Aksi nga Spilleja në kthim ka fluks lëvizjeje, nuk ka bllokim rruge, vazhdon lëvizja e lirë e mjeteve. Tek mbikalimi i Maminasit ka fluks të shtuar mjetesh, por është i rrjedhshëm.
Rruga dytësore e Plepave me drejtim Golem, Durrës ka fluks, por pa bllokime. Nga Rana e Hedhun, Shëngjini në drejtim të Lezhës ka fluks, por pa bllokime. Në Vlorë nuk ka rëndim të trafikut, vijon rrjedhshëm lëvizja, pavarësisht së në disa segmente lëvizja është zinxhir. Autostrada Durrës-Tiranë nuk ka probleme. Hyrja për në Tiranë nuk ka probleme.
Policia Rrugore edhe këtë pasdite ka shtuar shërbimet, me uniformë e civilë, për të monitoruar trafikun. Nga Gjiri i Lalzit deri në Tiranë janë ndëshkuar 21 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara. Nga Rana e Hedhun, Shëngjin deri në Milot janë ndëshkuar 23 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara. Nga Miloti deri në Rinas janë ndëshkuar 13 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.
Akset kryesore rrugore po monitorohen me radarë dhe deri tani janë pezulluar 18 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara. Nga monitorimet me shërbime civile janë konstatuar dhe ndëshkuar 78 drejtues mjetesh që përdornin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe 45 drejtues që nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjeteve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.
Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, pritet t’i nënshtrohet një operacioni në shpinë, i cili mund ta mbajë jashtë fushave për…
Argjentina ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Anglinë me rezultat 2-1 në një…
Legjenda e futbollit spanjoll dhe e Real Madridit, Iker Casillas, ka kritikuar ashpër paraqitjen taktike të Anglisë pas humbjes 2-1…
Faleminderit që na mundësove ta shihnim edhe një herë në aksion Lionel Messin.Faleminderit që, kur shumëkush mendonte se kapitulli yt…
Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur këtë të mërkurë në Euronews Albania lidhur me zhvillimet politike brenda…
Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur këtë të mërkurë në Euronews Albania lidhur me zhvillimet politike brenda…