Categories: Uncategorized

E diela e pushimeve, trafik i rënduar nga zonat bregdetare drejt Tiranës

Pasditja e ditës së diel gjatë muajve të verës është gjithmonë me trafik të rënduar. Temperaturat e larta kanë bërë që shumë qytetar t’i drejtohen plazheve, e kjo ka krijuar një trafik të rënduar në shumë akse të vendit.

Policia bën me dije se ka trafik të rënduar në kthim nga zonat bregdetare, drejt Tiranës.

Të lidhura

None found

Vijon fluksi në kthim nga zonat bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës. Trafik i ngarkuar në Orikum-Radhimë-Vlorë, lëvizja e mjeteve me rrjedhje të ngadaltë dhe pa ndërprerje.

Lëvizje e shtuar në rrethrotullimin Bishti i Zhurit në drejtim të Elbasanit. Ka fluks të shtuar në rrethrrotullimin e Bradasheshit, si nga Peqini, ashtu dhe ardhja nga Librazhi për në drejtim të Tiranës.

Fluks të shtuar në të dy segmentet, atë të Ndroqit dhe të TEG-ut.

Vazhdon të jetë trafik i rënduar në aksin Gjiri i Lalzit – nënkalimi i Maminasit. Mjetet lëvizin ngadalë dhe autokolonë.

Aksi kompleksi Lura – Armathe ka ngarkesë maksimale. Mjetet lëvizin autokolonë shumë ngadalë.

Nga Shëngjini deri në rrethrrotullimin në hyrje të Lezhës ka fluks të rënduar, por pa bllokime.

Ardhja nga Lezha në drejtim të Milotit është me ngarkesë maksimale.

Fluksi në hyrje të Tiranës është i shtuar por vijon lëvizja pa probleme

Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezente në rrugë dhe po vijojnë punën për të ndihmuar lëvizjen e mjeteve duke shmanguar bllokimet e ndalesat që vijnë si pasojë e parakalimeve të gabuara.

Si rezultat i kontrolleve në lëvizje, në Fier është vënë në pranga një drejtues mjeti, shtetasi D. Xh., 38 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë.

Në aksin rrugor Librazh-Elbasan, Policia Rrugore e Elbasanit para pak minutash ka vënë në pranga 29-vjeçarin E. S., i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.95 mg/l, duke u kthyer në rrezik potencial për sigurinë e jetës në rrugë.

Gjithashtu në Vlorë, Durrës, Lezhë e Tiranë, gjatë pasdites së sotme, si rezultat i kontrolleve me radar janë pezulluar 13 leje drejtimi për shpejtësi dhe parakalime të gabuara me fushëpamje të kufizuar, si dhe 9 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Njëkohësisht janë vendosur 49 masa administrative për parakalime të gabuara në akset e sipërpërmendura, pasi kanë krijuar bllokime në rrugë.

Po gjatë pasdites e deri në këto momente janë vendosur 76 masa për përdorim të celularit, 101 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 23 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mtejeve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, sinjalistikën orientuese dhe kufizuese, të zgjedhin dhe përdorin rrugë alternative dhe të telefonojnë në 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital për ata drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit, duke u kthyer në rrezik për aksidente rrugore.

të fundit

Miri i kërkon falje Selinit: S’e kam bërë me qëllim të keq!

Mbrëmjen e kaluar, gjatë një momenti emocional në Prime-in e “Big Brother VIP 5”, mamaja e Selin i bëri një…

3 minutes ago

Kanye West rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar pas një dekade: Kryeson Wireless Festival 2026 në Londër

Reperi i njohur amerikan Kanye West, i njohur edhe si Ye, do të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar për një…

20 minutes ago

U lirua dje nga detyra, Klevis Qose i jep lamtumirën Drejtorisë së Burgjeve, i falenderon një për një të gjithë dhe liston arritjet e tij

Ish-drejtori Klevis Qose, i cili prej ditës së djeshme nuk është më në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve,…

29 minutes ago

FOTOT/ Dolce tërheq vëmendje me paraqitjen e fundit në Instagram, shfaq fizikun e tonifikuar

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me publikimet…

37 minutes ago

Votimi i projektligjeve në Kuvend/ Pesë deputetë të PS-së votojnë kundër Denar Bibës, rrëzohet projektligji për administrimin e pasurive të propozur nga Balliu

Pesë deputetë të maxhorancës kanë votuar kundër Denar Bibës si anëtar të Autoritetit të Konkurrencës për një tjetër mandat në…

55 minutes ago

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

Kryetari i New York City, Zohran Mamdani, është bërë pjesë e një momenti jo të zakonshëm dhe shumë “New York…

1 hour ago