Categories: Uncategorized

Pipero: Nuk besoj të ketë valë të dytë të COVID-19!

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, thotë se duhet ndaluar publikimi i deklaratave që mohojnë apo neglizhojnë rrezikun e koronavirusit.

Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Pipero tha se deklarata të tilla krijojnë çoroditje, në një kohë kur virusi është i pranishëm dhe do të vijojë të mbetet i tillë.

Të lidhura

None found

Kujtojmë se mes tyre nga më të bujshmet janë deklaratat e Sazan Gurit dhe Alfred Çakos.

“Shumë njerëz më pyesin a është e vërtetë, madje edhe njerëz të shkolluar. Duhet ta prekësh me dorë që ta besosh.

Në Itali të thuash që nuk ka virus, është e dënueshme me ligj. Unë do t’u rekomandja qytetarëve, edhe atyr eme akses në media, të mos bëjnë deklarime të tilla që krijojnë coroditje. Situata është botërore.

Njerëzit kanë nevojë për të vërtetën dhe për ndërgjegjësim. Virusi qarkullon dhe do të na shoqërojë për shumë kohë. Do të kishte sens që të ndalohej hedhja dhe publikimi i deklaratave të tilla që janë të dëmshme”, tha ai.

Pëllumb Pipero tha se nuk beson se do të ketë një valë të dytë të Covid-19. Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Pipero tha se virusi nuk i është bindur deri tani ligjësive të një virusi të zakonshëm respirator dhe ky është një tregues që nuk do të ketë valë të dytë në vjeshtë.

“Është e pamundur të bësh parashikime. Por unë nuk e besoj një valë të dytë. Ky lloj virusi nuk respekton të gjitha ligjet e një virusi respirator.

Nëse do të kishim një valë të dytë, atëherë do të duhej të mos kishim fare transmetim tani që temperaturat janë të lartë.

Edhe pse kolegët thonë se transmetimi ka rënë, por është shtuar ekspozimi. Duke mos respektuar këto ligjësi, nuk besoj në një valë të dytë”, tha ai.

Megjithatë, Pipero theksoi se Covid-19 do të vijojë të jetë aktiv për disa kohë. “Besoj në një vazhdimësi të qarkullimit të virusit midis nesh dhe kudo në botë. Kështu do të vazhdojë, herë me ulje, herë me ngritje”, tha ai.

të fundit

EMRI/ Ky është 45-vjeçari që plagosi efektivin me armën e shërbimit

Personi që shihni në foto është 45-vjeçari Zamir Skënderi, i cili mbrëmjen e sotme plagosi efektivin Arsen Toska me armën…

9 minutes ago

FOTO/ U largua nga shkolla pas konfliktit me mësuesin, zhduket 14-vjeçarja në Vlorë! Familjarët kërkojnë ndihmë

Një vajzë 14-vjeçare është zhdukur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas familjarëve, e mitura është larguar nga shkolla…

26 minutes ago

Po transferohej nga komisariati i Kuçovës në Fier/ 45-vjeçari i merr armën e shërbimit efektivit dhe e plagos

Një efektiv policie është plagosur mbrëmjen e sotme, teksa po shoqëronte një 45-vjeçar për “Prishja e qetësisë publike”. Bëhet me…

39 minutes ago

Goditje e rëndë për Brojën, trajneri “zyrtarizon” qëndrimin e qartë të klubit të rënë nga kategoria

Armando Broja është në telashe, pasi kjo verë, mund ta detyrojë që të nisë për të disatën herë kërkimin për…

51 minutes ago

Berisha njofton protestën e radhës, kreu i PD-së: Sapo të mbarojnë të gjitha proceset në parti

Partia Demokratike mbajti edhe këtë të hënë “Foltoren” përpara Kryeministrisë. Lideri i PD, Sali Berisha, kësaj radhe njoftoi protestën e…

1 hour ago

Berisha: Kostoja e jetesës është rritur me 60%, ndërsa Rama dhe baxhanaku i tij vjedhin miliona e miliarda

Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e përhershëm në foltoren përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku ka akuzuar qeverinë për rritjen e…

2 hours ago